LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi në KiE, hapi i ardhshëm i Kosovës

Anëtarësimi në KiE, hapi i ardhshëm i Kosovës

Kosova po bëhet gati që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës thonë se hapi i radhës është aplikimi për anëtarësim në këtë mekanizëm të rëndësishëm evropian, edhe pse ende nuk dihet se kur do ta bëjnë këtë institucionet e vendit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për gazetën “Zëri” se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është hapi i ardhshëm i Kosovës.


“Këshilli i Evropës është institucion shumë i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh aspektet e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, të drejtat e minoriteteve që mbulon kjo organizatë. Kosova ka bërë progres në të gjitha këto fusha dhe anëtarësimi do t’ia mundësonte Kosovës të avancojë edhe më tej. Sidoqoftë, momenti i aplikimit duhet të trajtohet me vëmendje të veçantë dhe do të bëhet në koordinim me institucionet e tjera, në mënyrë që të rezultojë me sukses”, ka thënë Murtezaj.

Mirëpo në anën tjetër, njohës të integrimeve thonë se është koha më e mirë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, ka thënë për gazetën “Zëri” se pavarësisht faktit se liberalizimi i vizave është nën ombrellën e BE-së, sikurse edhe MSA-ja, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është pjesë e ndarë, por fuqizimi në ecjen përpara drejt integrimeve evropiane është argument për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori