LAJMI I FUNDIT:

Android Pay: Pagesa mobile me duar në xhepa! (Video)

Android Pay: Pagesa mobile me duar në xhepa! (Video)

Android Pay është platforma e pagesave mobile nga Google e cila tani mundëson realizimin e pagesave mobile në dyqanet ku përdoruesit e saj zakonisht blejnë gjëra që atyre ju duhen.

Llogaria juaj në Android Pay lidhet përmes një karte debiti apo krediti, kështu që ju mund të paguani edhe nëse kuletën tuaj e keni në shtëpi.


Tani ju mund të lini telefonin tuaj në xhep apo çantë … të paktën nëse aktualisht jeni duke blerë në disa vende të zonës së South Bay në San Francisco.

Kjo, pasiqë Google është duke filluar testin e parë të pagesave mobile për të cilat ju nuk duhet ta prekni telefonin tuaj aspak.

Madje, me Android Pay Hands Free mjafton vetëm që telefonin tuaj ta keni afër, dhe të realizoni pagesa mobile.