LAJMI I FUNDIT:

Android me posedim rekord në SHBA

Android me posedim rekord në SHBA

Sipas rezultateve të comScore, Android gjatë gushtit në tregun amerikan pati posedim rekord të tregut. Platforma e Google mbajti në posedim 43.7% të tregut të smartphoneve.

Në krahasim me muajin maj, posedimi është rritur për 5.6%, e pjesën më të madhe të posedimit Androidit ia kanë sjellë shfrytëzuesit e “transformuar” të BlackBerryt. Në të vërtetë, RIM ka humbur 5% të tregut, dhe gjatë muajit gusht mbajti 19.7%. Posedimi i Apple ende nuk po shënon rënie, por rritja është minimale – 0.7%. Posedimi i kompanisë në tregun amerikan të smartphoneve tani është 27.3%. Edhe Microsoft shënoi ngecje me posedimin e kombinuar të Windows Mobile dhe Windows Phone të cilët arritën të bëjnë për vete 5.7% të tregut. Symbian ka rënë në 1.8%.

Në tregun e përgjithshëm të celularëve Samsung rriti posedimin në 25.3% ndërsa Apple në 9.8%. LG, Motorola dhe RIM kanë humbur një pjesë të tregut. /Telegrafi/