LAJMI I FUNDIT:

Android Honeycomb vjen zyrtarisht

Android Honeycomb vjen zyrtarisht

Google ka paraqitur zyrtarisht sistemin operativ Android 3.0, me emrin kodues Honeycomb, i cili sjellë paraqitje më të mirë grafike përdoruesi të përshtatur për ekrane me diagonale më të mëdha të cilat i shfrytëzojnë kompjuterëve tablet.

Risitë më të rëndësishme në versionin e ri Android kanë të bëjnë me grafikën e përdoruesit të cilat shfrytëzojnë "bubble widgets” për t’u mundësuar qasje më e shpejtë në aplikacionet e përdora më së shpeshti, si posta elektronike, detyrave, kalendarit apo video incizimeve në YouTube. Në të njëjtën kohë, disa prej aplikacioneve më të rëndësishme të Google, si Gmail, kanë përjetuar ndryshime të theksuara për t’iu përshtatur ekraneve të kompjuterëve tablet, si dhe kanë mundësi të reja, si video thirrjet.

Po ashtu theksohet se tek Honeycomb një fokus i madh është vënë në performansa. Kështu tani është mbështetur përshpejtimi harduerik dhe si rrjedhojë e kësaj tani ka më shumë animacione, kalime dhe krejt këto pa ndalesa. Në të janë edhe mundësitë e paraqitjes së librave elektronike dhe shfletimit të muzikës, e janë demonstruar edhe lojërat të cilat shfrytëzojnë më mirë ekranet më të mëdha dhe përshpejtimin harduerik.

Janë paraqitur edhe ndryshimet në Android Market, i cili tani ofrohet si Android Market Web Store. /Telegrafi/