Ancelotti: Real nuk ngopet kurrë, duam ta fitojmë Superkupën

2023/01/c6c5dab6-eed8-4abb-87df-3bbf49d01088_alta-libre-aspect-ratio_default_0.jpg

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Los Blancos duan të fitojnë këtë trofe, pasi do të bëhej e 100-ti në historinë e klubit.


Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë trofe dhe ka theksuar se skuadra e tij do ta fitoj atë.

"Të gjithë trofetë janë të rëndësishëm për këtë klub. Përballja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne dhe jemi shumë të motivuar për ta fituar trofeun e Superkupës", deklaroi Ancelotti.

e66eda88 f7e4 4c28 b72f 030a3b6669f8 alta libre aspect ratio default 0

Tutje trajneri italian i Realit tha se ky klub nuk ngopet asnjëherë me suksese dhe dëshirojnë gjithmonë të fitojnë trofe.

"Jo, nuk është e vërtetë se jemi ngopur. Lojtarët e mi fitojnë trofe prej vitit 2013. Ata nuk janë ngopur kurrë me triumfe, dhe kurrë nuk do të jenë të ngopur. Ky klub nuk ta lejon ta kesh barkun plot", u shpreh Carlo Ancelotti.

ancelotti

Fituesi i Superkupës së Spanjës do të arkëtojë tetë milionë euro.

Finalja e Superkupës së Spanjës zhvillohet në King Fahd International stadium të dielën me fillim nga ora 20:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

telegrafi sport app

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat