Sot fillon edicioni i ri i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22, ku nuk kanë munguar lëvizjet e mëdha në këtë afat kalimtare, që do ta bëjnë edhe më interesant këtë garë.

Chelsea, do ta tentojë të mbrojë titullin e fituar një edicion më parë, ku për këtë ka afruar emra si Romelu Lukaku dhe Saul Niguez.


Paris Saint-Germain duket si favori kryesor pasi ka ofruar emra si Lionel Messin, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma, Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa ka mbajtur dyshen Neymar dhe Kylian Mbappe.

Cristiano Ronaldo , Raphael Varane dhe Jadon Sancho janë bashkuar me Manchester United, duke e bërë klubin anglez si favorit dhe skuadër joshëse për tu shikuar.  .

Më poshtë i gjenin të 32 klubet që do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2021/22, me një analizë nga Marca, ku veçohet formacioni i mundshëm, trajneri dhe lojtari kryesor.

MANCHESTER CITY

Pep Guardiola është në kërkim të trofeut të tij të tretë në Ligën e Kampionëve. Manchester City është i uritur për hakmarrje pasi humbi në finalen e sezonit të kaluar nga Chelsea.

Screenshot 24 1

PSG

Fituesit e afatit kalimtar të verës tani janë favoritët kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve, të parën, pasi kanë arritur në finale dhe gjysmëfinale në sezonet 2019/20 dhe 2020/21.

Screenshot 25 1

RB LEIPZIG

RB Leipzig mund të ketë humbur trajnerin Julian Nagelsmann dhe disa lojtarë të rëndësishëm, si Dayot Upamecano, Ibrahima Konate dhe Marcel Sabitzer, gjatë verës, por ata kanë lënë përshtypje edhe një herë me shitjet dhe zëvendësimet e tyre.

Screenshot 26 1

CLUB BRUGGE

Fituesi i katër prej gjashtë titujve të fundit të Jupiler Pro League, Club Brugge mund të jetë një ekipi i rrezikshëm në Evropë, siç pësoi Real Madridi në të kaluarën.

Screenshot 27

ATLETICO MADRID

Atletico Madrid mori vlerësime të shumta për transferimin e tyre këtë verë, veçanërisht duke sjellë Rodrigo de Paul, Matheus Cunha dhe Antoine Griezmann, dhe ka optimizëm në klub se ata mund të përsërisin sukseset e viteve 2014 dhe 2016, kur arritën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Screenshot 28

LIVERPOOL

Pas një sezoni në të cilin lojtarët e Liverpoolit vuajtën nga lëndimet, me Virgil van Dijk, Joe Gomez, Fabinho dhe Jordan Henderson, skuadra e Jurgen Klopp duket se është kthyer me të gjitha forcat.

Screenshot 29

PORTO

Sergio Conceicao ka bërë një punë fenomenale në Porto duke pasur parasysh gjendjen financiare të klubit. Yjet e skuadrës mbeten emra si Luis Diaz, Sergio Oliveira dhe Jesus Corona.

Screenshot 30

AC MILAN

AC Milan është kthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh, megjithatë ata humbën dy lojtarë të rëndësishëm gjatë verës, pasi Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu u larguan.

Screenshot 31

SPORTING LISBONA

Kampionët e Portugalisë nga sezoni fituan titullin pas 19 vitesh. Ruben Amorim do të kërkojë të udhëheqë ekipin e tij te Sporting përmes një grupi të vështirë në Ligën e Kampionëve. Nënshkrimi i Pablo Sarabia në huazim duhet të jetë një ndihmë e madhe.

Screenshot 32

BORUSSIA DORTMUND

Mbajtja e Erling Haaland ishte objektivi kryesor i Borussia Dortmund këtë verë, pas shitjes të Jadon Sanchos te Manchester United. Donyell Malen është blerë për të lehtësuar një pjesë të ngarkesës mbi supet e Haaland, ndërsa në mesfushë Jude Bellingham është gati të bëhet ylli i ardhshëm i futbollit.

Screenshot 33

AJAX

Erik ten Hag e ka përjetuar largimin e disa lojtarëve yje nga Ajax vitet e fundit, të tilla si Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Hakim Ziyech, por ai ka arritur të mbajë një ekip të fortë.

Screenshot 34

BESIKTAS

Besiktas ishte në gjendje të bëhej kampion i Turqisë në Super Ligë sezonin e kaluar. Ata kanë ofruar emra si Rachid Ghezzal, Alex Teixeira, Miralem Pjanic dhe Michy Batshuayi.

Screenshot 35

INTER

Interi i dha fund dominimit të Juventusit për Scudetto sezonin e kaluar, megjithatë ata kanë humbur dy lojtarë kryesorë si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, si dhe trajnerit Antonio Conte. Klubi ka ofruar emra si Joaquin Correa, Hakan Calhanoglu, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko.

Screenshot 36

REAL MADRID

Klubi më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve do të jetë i etur për të rivendosur veten në kulmin e futbollit evropian, me Carlo Ancelottin si trajner kryesor. David Alaba dhe Eduardo Camavinga janë blerë këtë verë.

Screenshot 37

SHAKHTAR DONETSK

Dynamo Kyiv prishi garën e Shakhtar Donetsk me katër tituj radhazi të ligës ukrainase sezonin e kaluar, por trajneri i ri Roberto De Zerbi ishte në gjendje ta drejtonte ekipin në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi mundi Genk dhe Monacon.

Screenshot 38

SHERIFF TIRASPOL

Sherifi do të luajë në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të luajnë pa humbur asgjë.

Screenshot 39

BAYERN MUNICH

Hansi Flick u largua si trajner dhe u zëvendësua nga Julian Nagelsmann, pasi Bayern Munich i pagoi 25 milionë eurosh te RB Leipzig. Klubi ka ofruar emra si Upamecano dhe Sabitzer.

Screenshot 40

BARCELONA

Këtë verë situata shqetësuese financiare e Barcelonës, bëri që të largoheshin emra si Leo Messin dhe Antoine Griezmann. Klubi ofroi Memphis Depay që shihet si ylli i ardhshëm.

Screenshot 41

BENFICA

Benfica ka përfunduar e treta në kampionat. Tani ka shpenzuar 105 milionë euro, duke sjell si trajner Jorge Jesus dhe emra si Everton, Darëin Nunez dhe Nicolas Otamendi.

Screenshot 42

DYNAMO KYIV

Mircea Lucescu, trajneri më i vjetër në Ligën e Kampionëve në moshën 76 -vjeçare, si bazë te Dynamo Kyiv kishte të rinjtë si: Viktor Tsygankov, Mykola Shaparenko dhe Vitaliy Buyalski. Ata gjithashtu kanë një mbrojtje të re, por mbresëlënëse, me emra si Vitaliy Mykolenko (22), Illya Zabarnyi (19), Denys Popov (22) dhe Oleksandr Syrota (21).

Screenshot 43

VILLARREAL

Kampionët e sezonit të kaluar në Ligën e Evropës duan të tregojnë se çfarë mund të bëjnë në Ligën e Kampionëve këtë herë, dhe të udhëhequr nga Unai Emery si trajner, do të tentojnë që të shkojë larg, pasi në skuadër kanë emra si Gerard Moreno, Pau Torres dhe Dani Parejo.

Screenshot 44

MANCHESTER UNITED

Pasi solli Cristiano Ronaldon, Raphael Varane dhe Jadon Sancho këtë verë, Manchester United jo vetëm që ka shpresa për të fituar titullin e Ligës Premier, por ata duan të shkojnë sa më lartë në Ligën e Kampionëve.

Screenshot 45

ATALANTA

Atalanta është bërë skuadra e preferuar në Evropë, pasi futbolli sulmues i tyre nën drejtimin e Gian Piero Gasperini ka marr lavdërime në të gjithë kontinentin. Ata kanë shitur Cristian Romero, por me ato para kanë ofruar emra si Juan Musso, Merih Demiral, Matteo Lovato dhe Teun Koopmeiners.

Screenshot 46

YOUNG BOYS

David Wagner mori drejtimin e kampionëve zviceranë Young Boys këtë verë pasi Gerardo Seoane u largua drejt Bayer Leverkusen. Ai do të shpresojë të ruajë lojën emocionuese të skuadrës.

Screenshot 47

LILLE

Lille sfidoi shanset për të fituar titullin e Ligue 1 sezonin e kaluar, por, në mënyrë të ngjashme me Barcelonën, gjendja e tyre financiare bëri që disa lojtarë të largohen.

Screenshot 48

SEVILLA

Julen Lopetegui do të shpresojë të përparojë edhe më tej në garat evropiane. Mbajtja e Jules Kounde, ka bërë që skuadra do të mbetet e fortë.

Screenshot 49

RED BULL SALZBURG

Red Bull Salzburg humbet rregullisht lojtarët e tyre më të mirë, me Erling Haaland, Dominik Szoboszlai dhe Patson Daka që të gjithë të larguar nga klubi në dy vitet e fundit. Ata kanë aspirata për të kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, diçka që ata nuk kanë arritur bëjnë në dy përpjekjet e tyre të fundit në 2019/20 dhe 2020/21.

Screenshot 50

WOLFSBURG

Mark van Bommel u bë trajner i Wolfsburg në verë dhe deri më tani i ka udhëhequr ata për në krye të renditjes në Bundesliga në javët e para të sezonit.

Screenshot 51

CHELSEA

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve janë një nga favoritët për të ruajtur trofeun, pas ardhjes së Romelu Lukakut, i cili kushtoi 115 milionë euro. Saul është bashkuar në huazim për të forcuar më tej opsionet e Thomas Tuchel.

Screenshot 52

JUVENTUS

Massimiliano Allegri u kthye në Juventus si trajner në verë pas dy vitesh largim, por nuk ka qenë një fillim ideal, pasi Bianconerët kanë marrë një pikë nga nëntë të mundshmet në Serie A. Edhe blerjet kanë qenë të pakta.

Screenshot 53

ZENIT

Zenit është një ekip i çuditshëm pasi dominon në Rusi, por nuk arrin të bëjë të njëjtën gjë në Ligën e Kampionëve, duke dalë në fazën e grupeve në dy sezonet e fundit. Ata kanë disa lojtarë mbresëlënës, si Wilmar Barrios, Malcom dhe Yaroslav Rakitskyi, dhe trajneri Sergei Semak do të tentojë t’ia bëjë më të vështirë Chelseat dhe Juventusit.

Screenshot 54

MALMO

Malmo do të bëjë paraqitjen e tyre të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe trajneri Jon Dahl Tomasson do të jetë i vendosur të tregojë nivel të lartë.

Screenshot 55

/Telegrafi/

telegrafi sport app