LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Liverpool – Barcelona

Analizë dhe parashikim: Liverpool – Barcelona

Është momenti i ndeshjeve të dyta të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Liverpool me disa mungesa të theksuara do ta mirëpres Barcelonën.

Vendi: Anfield Road,  Liverpool

Koha: E martë, 7 maj, 21:00

Stadiumi anglez ka kapacitet prej 54074 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Liverpool

Naby Keita tashmë ka mbyllur sezonin e paraqitjeve pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen e parë, e cila gjë do të bëjë që në formacionin startues të mesfushës do t’i shohim Georgino Wijnaldum, Fabinhon dhe Jordan Hendersonin.

Mohamed Salah u detyrua të lë fushën në fitoren 3-2 të Liverpoolit ndaj Newcastle Unitedit pas një përplasjeje të keqe me Martin Dubravka dhe kjo ka bërë që egjiptiani të mos mund të paraqitet në takimin e sotëm.

Megjithatë, Jurgen Klopp ka njoftuar se edhe Roberto Firmino do të jetë jashtë fushave të blerta gjersa në dyshim është Adam Lallana.

Lojtarët që do të mungojnë

Barcelona

Ousmane Dembele ka pësuar një dëmtim në ndeshjen me Celta Vigon dhe mungon për Barcelonën.

Rafinha është i vetmi shqetësim tjetër i kataluansve pasi ka ndier një dhimbje në këmbë pas takimit të fundjavës në La Liga.

Ernesto Valverde mund të emërojë të njëjtin formacion startues si në ballafaqimin e parë, kur triumfoi 3-0 në Camp Nou.

Top lojtarët

Fakte

Barcelona ka fituar në dy pjesët e ndeshjeve në katër ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Barcelona ka fituar katër ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Barcelona nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Barca ka triumfuar në 38 nga 42 ndeshjet e fundit të garave të UEFA-s dhe në shtëpi nuk janë mposhtur në asnjë ndeshje të këtij sezoni (F3, B2).

Liverpooli ka realizuar një gol në pjesën e parë në shtatë nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi.

Të dyja skuadrat kanë shënuar gola në vetëm tre nga nëntë ballafaqimet e mëparshme mes tyre.

Formacionet e mundshme: Liverpool - Barcelona, remuntada apo formalitet?
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Liverpool - Barcelona, remuntada apo formalitet?

Analizë

Liverpooli do ta ketë të vështirë në ndeshjen e dytë në Anfield, por me tifozët e zjarrtë, ata do të jenë të sigurt që do t’ia vështirësojnë gjërat Barcelonës. Nëse mund të shënojnë një gol të hershëm, do të mund të bëjnë një rikthim sensacional.

Megjithatë, Barcelona tashmë ka përfunduar punën sa i përket titullit  të kampionit gjersa i ka pushuar të gjithë lojtarët gjatë fundjavës në humbjen kundër Celta Vigos. Përpara kësaj humbjeje, Blaugranat ishin të pamposhtur në 11 rresht.

Ndeshja premton të ketë një atmosferë fantastike në Anfield të martën mbrëma, por nëse Lionel Messi shkëlqen edhe një herë, atëherë është Barcelona që duhet të sigurojë vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.

Parashikim: Liverpool 2-1 Barcelona

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori