LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Bernabeu, arena e diskutimeve me dyshime pa fund

Analizë – Bernabeu, arena e diskutimeve me dyshime pa fund
Foto: AS

Futbolli italian riktheu një pjesë të madhe të krenarisë në Evropë gjatë kësaj jave pas rikthimit spektakolar të Romës dhe përsëritjes së të njëjtës performancë nga Juventusi 24 orë më vonë.

Me epërsi prej 3-0, Juventusi natyrisht se meritoi vazhdimet dhe ishte zemërthyese të shihje gjithë atë spektakël duke përfunduar për një penalti shumë të debatueshme 30 sekonda para vërshëllimës së fundit. Fatkeqësisht, ajo që pasoi ka ndrydhur kujtimet e kësaj performance.


Nuk mund ta ndihmoni, pos që të ndjeni dhembshuri dhe simpati për Gigi Buffonin në atë që ndoshta ka qenë ndeshja e fundit e karrierës për të në Ligën e Kampionëve, i cili mori karton të kuq për protestën në një penalti shumë të debatueshme. Ai ndoshta do të krijojë pikëpamje të re personale për incidentin këtë mëngjes, kur “pluhurin ta ketë marrë era” dhe do të kuptojë se komentet e tij për gjyqtarin Michael Oliver ishin mbi kufirin.

Penalti, apo jo? Foto: Mediaset

Por, është tejet qesharake që të krahasohet ky incident me kontributin e fundit të karrierës nga Zidane, një karton i kuq me Francën në finalen e Kupës së Botës. Duke thënë se gjyqtari duhet të jetë në tribuna duke ngrënë patatina nuk është saktësisht e njëjtë sikurse goditja me kokë e kundërshtarit në gjoks. Shpërthimi i Buffonit ishte akumulim mjaft i madh i mbajtur nga eleminimi i Italisë prej Suedisë në kualifikime dhe sikur ndjenja të shtypura për të dytën herë, tash ato shpërthyen në një mënyrë të pakontrolluar.

Ajo që po shohim pas kësaj ndeshje ishte se si njerëzit po përdorin incidente tejet të dyshimta për të shtuar narativin e tyre ekzistues.

A ishte kjo një penalti e pastër? Jo, nga njëri kënd duket sikur Medhi Benatia qartë e largon topin së pari dhe topi përplaset në gjoksin e Vazquezit.

Nga një kënd tjetër, duket sikur Benatia e shtyn fuqishëm lojtarin e Realit për ta arritur topin.

A ishte skandaoz akordimi i penaltisë? Jo, në shikimin e parë të gjithë menduan se ishte një ndërhyrje e pa lejuar.

Shumë dyshime… Foto: Twitter

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli bëri thirrje për përdorimin e VAR-it në Ligën e Kampionëve, por duke marrë parasysh mënyrën se si tifozët, analistët dhe madje ish gjqytarë e kanë përshkruar incidentin, edhe me VAR nuk do të kishte një interpertim krejtësisht të qartë me të cilin do të mund të pajtoheshin të gjithë, madje edhe me një mijë ripërsëritje në xhirim të ngadalësuar.

Reagimi pas ndeshjes ka qenë me anime për njërën ose tjetrën anë, ashtu siç janë pak a shumë të gjitha gjërat në kohën polarizuese në të cilën jetojmë sot. Jeni ose me ne, ose kundër nesh, kështu e duan njerëzit. Nuancat kalojnë përtej dritareve të botëkuptimeve dhe interpretimet rrugëtojnë nëpër shtjellimet ekzistuese, qoftë në sport, muzikë apo në politikë. Nuk guxon të jesh kundër fisit tënd.

Nuk mund të thuani se kjo ishte penalti e pastër dhe kush do që thotë të kundërtën është në “xhepin” e Juventusit të madh, duke përfituar nga konspiracioni mediatik që favorizoi Bianconerët tash e 100 vjet. Njëtrajtësisht, është gabim të sugjerohet se ata që menduan se ishte një ndërhyrje e palejuar janë “urryes dhe dashakëqinj” të cilët tentojnë të rrëzojnë klubin më të suksesshëm italian.

Protesta e Juventusit pas penaltisë, (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ka ironi të jashtëzakonshme në mënyrën se si kanë reaguar dyja palët e debatit dhe kryesisht kjo me mënyrën se si ata kanë akuzuar njëri-tjetrin me ironi pa i kuptuar gabimet e veta. Tifozë të tjerë të Serie A qeshën me Juventusin për akuzimin e gjyqtarëve se ata po dëmtojnë klubet italiane në Evropë dhe si Bianconerët shprehën frustrimin për vendimin e debatueshëm. Kjo ndodh për shkak se këta tifozë kanë dështuar që të kuptojnë se kjo është në mënyrë të saktë si ata sillen dhe do të bënin në një situatë krejt të ngjashme.

Tifozët e Juventusit ankohen se “humbësit gjejnë arsyetime” kur një vendim i dyshimtë ndodh në favor të tyre, por e replikojnë të njëjtën përgjigje tash për një të keqe ndaj tyre. Real Madridi, e para tyre, Barcelona, kanë qenë Juventusi i Evropës, klube që të gjithë të tjerët mendojnë se janë të favorizuara për shkak të fuqisë që zotërojnë. Kur keni prestigj dhe fuqi, do të keni ‘benefitin’ e dyshimeve në shumicën e rasteve.

Kjo nuk është hajni, është thjeshtë natyrë njerëzorë.

Dhemb fakti i realizimit të një rikthimi të tillë kaq spektakolar i cili u zhduk vetëm 30 sekonda para vazhdimeve. Është e kuptueshme që të jemi të zhgënjyer dhe të themi se kjo ndeshje e mrekullueshme nuk është dashur të marrë fund në këtë mënyrë.

Nuk është hajni, e as nuk është favorizim. Është thjesht futbolli.

/Telegrafi/