LAJMI I FUNDIT:

Analistja amerikane kërcënohet nga zyrtarë të Qeverisë serbe, Stradner: Asgjë e re nga lojërat e KGB-së dhe UDBA-së

Analistja amerikane kërcënohet nga zyrtarë të Qeverisë serbe, Stradner: Asgjë e re nga lojërat e KGB-së dhe UDBA-së

Analistja amerikane Ivana Stradner njofton se ka marr kërcënime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Stradner me anë të një shkrimi në Twitter tregon se kërcënimi ka ardhur me arsyetimin se po prishet imazhi i Serbisë.


Ajo thekson se nuk është asgjë e re përveç se nga lojërat e inteligjencës së KGB-së ruse dhe UDBA-së serbe.

“Sapo pranova një kërcënim nga zyrtari i lartë i Qeverisë serbe dhe se pas konsultimeve, këtë javë mund të nisin një aktakuzë penale kundër meje për cenim të reputacionit të Serbisë. Asgjë e re nga lojërat e inteligjencës së KGB/UDBA”, njofton ajo.

Gazetarja Stradner shton se nuk frikësohet nga këto kërcënime.

“Ata mund të dërgojnë njerëz këtu për të më ‘vizituar’ pasi Qeveria ruse më akuzoi hapur për kinse përhapjen e gënjeshtrave dhe udhëzimeve për ‘bashkëpunëtorët e informacionit’, MPJ e tyre dhe [zëdhënësja Maria] Zakharova iu përgjigjën një shkrimi tim, por ata harrojnë: Unë thjesht jam një luftëtare që nuk frikësohem lehtë”, përfundon ajo.

Nuk është hera e parë që analistja amerikane pranon kërcënime, një të tillë me vdekje e kishte raportuar në dhjetor të 2021-së, pasi kishte publikuar analizën “Rusia po luan me zjarrin në Ballkan – si e kërcënon Evropën loja e pushtetit e Putinit?“.

Në këtë analizë, Stradner kishte paraqitur rëndësinë e anëtarësimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës në NATO.

“Kam marrë kërcënime me vdekje dhe pse Twitter refuzon të fshijë përmbajtjen?”, kishte njoftuar Stradner.

Analistja e revistës amerikane Foreing Affairs, pati thënë se këto kërcënime janë rezultat i veprimtarisë së grupeve të shumta ekstremiste në internet dhe fabrikave ruse të trolleve që operojnë nga Ballkani. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë

Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat

Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat

Amerika Latine
Kalo në kategori