LAJMI I FUNDIT:

Analisti nga Shqipëria: Serbia po përgatit tjetër aksion si në Banjskë, s’do jetë në të njëjtin vend

Analisti nga Shqipëria: Serbia po përgatit tjetër aksion si në Banjskë, s’do jetë në të njëjtin vend
Foto: Arkiv

Analisti Ben Andoni ka thënë se Serbia mund të bëjë sërish sulme në Kosovë, si rasti i fundit në Banjskë.

Andoni në Euronews Albania tha se ndërkohë që Rusia kërkon destabilizimin e rajonit, problemi më i madh për Kosovën është se edhe pa e krijuar Asociacionin po përballet me shqetësime reale.


Sipas Andonit, shumë personazhe janë infiltruar në strukturat e brendshme në pritje të urdhrave nga Beogradi. Ata sipas analistit mund të bëjnë sulme të ngjashme si ai i Banjskës, por jo në të njëjtin vend.

“Rusia do të zhvendosë jashtëzakonisht vëmendjen nga hapësira e saj, por ndërkohë do të hapë disa fronte në të njëjtën kohë. E para pjesëmarrja në Interpol. Unë besoj se edhe ajo nga ana e saj do të bëjë lëshime, sepse Interpoli ka një listë të tërë dhe nuk i kushton asgjë që edhe ata të japin njerëz të cilët mund të fshihen në Rusi.

Ndërkohë do të fashisë shumë atë që të gjithë po presin në Bosnjë Hercegovinë, e mbi të gjitha ngjarjet në Kosovë. Duket hapur se të paktën jo thjeshtë njerëz profesionist, por individë të ndryshme e shikojnë problematikë dhe po mendojnë masa reale se si të përballin aksionin tjetër që do të bëjnë serbët. Unë shpresoj që të mbetet në tentativë, por nuk e besoj. Kur them aksion tjetër, mendoj se do jetë i ngjashëm me Banjskën. Diçka hibride, jo prapë në të njëjtin vend”, tha Andoni. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori