Ligji për dialogun ishte një nga pesë kushtet e Partisë Socialdemokrate, për të votuar për Projektbuxhetin për vitin 2019. Mirëpo një gjë e tillë, që nga fillimi nuk ka gjetur përkrahjen e opozitës. Edhe pse Ligji për dialogun është votuar në lexim të parë, VV thotë se do ta dërgojë në Kushtetuese këtë ligj, për të cilën po pajtohen edhe njohës të aktualitetit dhe të kushtetutës.
Në seancën më të gjatë të mbajtur ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës, gjatë ditës së djeshme është votuar me 61 vota pro në lexim të parë Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Në debatin që është zhvilluar në orët e vona, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka pasur shumë vërejtje për këtë projektligj, ku mes tjerash ka paralajmëruar që do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ata që i kanë marrë votat e elektoratit të Vetëvendosjes nuk kanë të drejtë me hy në pazare dhe nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë Thaçin. Nëse duan ta legjitojnë atë, hajde le të shkojmë në zgjedhje, dhe pastaj e shohim kush ku është. Pra, nuk ka të drejtë askush që të marr vendime tjera për sa kohë është deputet me votat e votuesve të Vetëvendosjes. Ky ligj është skandaloz në aspektin politik, por po ashtu edhe kundër Kushtetutës. Në emër të grupit parlamentar, ju njoftoj që ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Tash dikush thotë, hajde thuajeni se edhe PSD-ja e ka kapur Gjykatën Kushtetuese, jo. Amë, PDK po punon shumë mirë për PSD-në, sepse kështu po i përshtatet edhe Thaçit edhe PDK-së”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu mes tjerash tha se ky projektligj është shkruar nga vet Hashim Thaci. Ku, sipas saj, nuk vendos asnjë vijë të kuqe, se për çka do të bisedohet me palën tjetër.
Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se Projektligji për dialog, ka qenë i panevojshëm, duke ditur se Kosova ka Ligjin për marrëveshje ndërkombëtare.
“Është një ligj që Kosova e ka për marrëveshjet ndërkombëtare. Dhe për çfarë do marrëveshje, në cilin do nivel, për cilin do rast, ai ligj i cili është në fuqi, dhe i ka të gjitha mekanizmat e një ligji, të duhur që i përgjigjet kërkesave të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomatike dhe lidhjes së konventës dhe marrëveshjeve të ndryshme me cilindo shtet në botë. Qoftë në mënyrë bilaterale ose më shumë se kaq, ajo është në fuqi, dhe ai do të zëvendësonte shumë më mirë këtë akt ligjor që po përpiqet të trajtohet, pozita me një parti opozitare si lex specialis, ta kryente punën në çdo kontakt, me cilindo subjekt të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Baraliu, për Kosovapress.
Ky projektligj, tha ai se ishte i domosdoshëm për të kamufluar pamundësinë dhe paaftësinë që ishte evidentene tek koalicioni qeverisës për të bërë një ekip të përbashkët konsensual, pozitë-opozitë.
Se ky projektligj ka qenë i panevojshëm, thotë edhe analisti politik Ramush Tahiri, në këtë mënyrë tha se do të interferohet në punën e Kuvendit.
“Me ligj nuk rregullohet ky fushëveprim, do të thotë i dialogut, sepse nuk kemi ligj për marrëdhënien ndërkombëtare. Ajo rregullohet me Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, rregullohet me Ligjin për funksionimin e Kuvendit, Qeverisë, me kushtetutë dhe me ligje tjera. Gjithashtu deputetët, për mendimin tim, me të drejtë thanë që nuk mund të rregullohen dhe të jepen kompetenca shtesë edhe për deputetë të tjerë, edhe për mënyrën e vendimmarrjes në Kuvend, përveç asaj e cila është e paraparë me kushtetutë. Gjithashtu e theksuan se dikush që është deputet nuk ka të drejtë të jetë edhe në ekzekutiv që është normë e caktuar. Dhe gjithashtu dokumentet a do të jenë sekrete apo jo, ka ligje që i përcakton, dhe kjo nuk mund t’i mveshet një komisioni ad-hoc. Gjithashtu shpallja e ligjit si ligj special, konsiderohet që është jashtë kushtetutës, sepse ky ligj interferon plotë ligje tjera të Kosovë s, por edhe vet punën e Kuvendit ”, ka thënë Tahiri.
Në një përgjigje me shkrim, zyrtari për media në Partinë Socialdemokrate, Shkodran Hoti tha se ky paralajmërim i Vetëvendosjes është legjitim. Por, që sipas tij VV-ja duhet të fillojë të respektojë vendimet e gjykatave.
“E drejta për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese sipas normave ligjore, është e drejtë e garantuar në Republikën e Kosovës. Kjo sigurisht se vlen edhe për Vetëvendosjen, e cila mbase në të ardhmen do të fillojë t’i respektojë edhe vendimet e gjykatave, ku ngritin vetë procedura, si në rastin e çështjes së nënkryetares së Kuvendit”, ka thënë Hoti.
Por, sipas Mazllum Baraliut nëse ky projektligj do të kalojë edhe në lexim të dytë, dhe dërgohet në Kushtetuese, atëherë duhet të ndërpritet procedura derisa të trajtohet, dhe si i tillë nuk duhet të hyjë në fuqi.
Kujtojmë se pesë kushte kishte vënë Partia Socialdemokrate kur si parti opozitare, më 21 dhjetor të vitit të kaluar bëri të mundur të kalojë në parim Projektligji për Buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kushte, janë plotësuar gjatë ditës së djeshme, duke përfshirë kështu edhe shkarkimin e ish-ministrit, Nenad Rikalo./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën