LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Takimet në Bruksel pa rezultate konkrete, koha që BE-ja të ndryshojë formatin e dialogut

Analistët: Takimet në Bruksel pa rezultate konkrete, koha që BE-ja të ndryshojë formatin e dialogut
Foto: Ilustrim

Takimet e së enjtes në Bruksel të palës kosovare dhe asaj serbe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk kanë prodhuar asnjë rezultat konkret, vlerësojnë analistët në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.


Sipas Qeverisë së Kosovës, nuk pati takim trilateral siç ka ndodhur zakonisht, për shkak se pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë.

E analisti Dukagjin Gorani në një prononcim për Telegrafin tha se kanë filluar të shihen shenjat e para të një formati të ri të negociatave.

Analisti Dukagjin Gorani

“Një format i ri i negociatave i cili me siguri do të fillojë të zbatohet gjatë vitit dhe do të jetë përpjekja për të organizuar një konferencë të palëve, që patjetër duhet ta gjejë zgjidhjen aty për aty, pa e zhvilluar një proces të gjatë të takimeve dhe diskutimeve”, deklaroi ai.

Rama: Gjermania dhe Franca të ndërhyjnë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes bazë midis Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Rama: Gjermania dhe Franca të ndërhyjnë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes bazë midis Kosovës dhe Serbisë

Sipas Goranit, ideja e kësaj konference më së miri u qartësua si në konferencën që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti të premten në Tiranë.

“Ai e shpjegoi që opsioni i konferencës ndërkombëtare për Kosovën duhet të jetë si iniciativë e qeverisë franceze dhe asaj gjermane. Kjo në vete tregon se edhe z. Rama dhe liderët e tjerë po mendojnë se takimet si ai në Bruksel nuk po kanë sukses dhe me gjasë që ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian mund të ndryshojë e të mos vazhdojë kësisoj”, u shpreh ai.

Analisti tutje tha se situata në veri është e panevojshme, teksa shtoi se nuk mendon që Kosova është afër ndonjë rreziku shumë të madh, por “ka potencial të panevojshëm për shkaktimin e një konflikti, krize shoqërore”.

Krejt çka thanë Kurti, Borrell dhe Vuçiq pas takimeve ndaras në Bruksel
Lexo po ashtu Krejt çka thanë Kurti, Borrell dhe Vuçiq pas takimeve ndaras në Bruksel

“Për veriun duhet një zgjidhje politike e cila nuk in trazon tensionet mes komuniteteve dhe nuk duhet ta ketë pamjen e një zgjidhjeje policore. Nuk rregullohen problemet politike përmes insistimit në rend dhe ligj përmes policisë. Kjo është qasje e gabuar”, deklaroi mes tjerash Gorani.

Se takimet në Bruksel nuk kanë prodhuar asnjë efekt në praktikë e thotë edhe profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi

Ai për Telegrafin deklaroi se pa u liruar policët e rrëmbyer nga forcat serbe nuk mund të ketë shtensionim të situatës.

“Pas takimit të Brukselit, kemi vetëm deklarata pra pajtim në parim që palët janë pajtuar që ta shtensionojnë situatën, por në praktikë ende s’ka filluar asgjë të vërehet për atë që palët janë pajtuar në Bruksel. Hapat e parë Serbia nuk i bëri për t’i liruar policët e rrëmbyer dhe pa ndodhur kjo nuk mund të ketë shtensionim të situatës”, tha Arifi.

Ai theksoi se situata në veri edhe pse në shikim të parë duket e qetë është shumë sensitive dhe sipas tij, mund të cenohet edhe më shumë dhe KFOR-i ta merr gjithë sektorin e sigurisë në menaxhim.

“Nëse nuk ka ndërhyrje të fuqishme politike dhe diplomatike, atëherë situatën në veri e shoh shumë të rrezikuar edhe pse ka pasur pajtim nga palët për de-përshkallëzim”, përfundoi profesori.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka propozuar që Gjermania dhe Franca të ndërhyjnë për zbatimin e marrëveshjes bazë midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka sqaruar se takimet në Bruksel janë humbje kohe dhe se duhet të bëhet më shumë për t’u ulur tensionet.

Rama ka shtuar se “shpërthimi i situatës është me pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë.”

Ai po ashtu ka hedhur propozimin e një konference normalizimi. Sipas tij, të dy liderët duhet të mbyllen në konferencë me ndërmjetësuesit dhe me shtytjen e Gjermanisë dhe Francës, të dalin vetëm kur të ketë një marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori