LAJMI I FUNDIT:

Analistët skeptik për zgjidhjen e krizës së stërzgjatur në Maqedoni

Analistët skeptik për zgjidhjen e krizës së stërzgjatur në Maqedoni

Liderët e partive politike që kanë shumicën parlamentare duhet të ndjekin me vëmendje porositë e faktorit ndërkombëtar dhe të kenë qasje më të guximshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar qeverinë. Kështu vlerësojnë për TV Shenja analistët politik Xhelal Neziri dhe Petar Arsovski.

Analisti Neziri madje thotë se në demokraci zbatohet vullneti i shumicës, në këtë rast shumica është shumë e qartë në Parlament. Sipas tij nëse ka ndonjë qasje më të guximshme nga liderët e partive që sigurojnë shumicën parlamentare nuk do ketë nevojë për ndërhyrje të sërishme të faktorit ndërkombëtar.


“Ajo që është më me rëndësi është se faktori ndërkombëtar tanimë ka dhënë sinjalet, ua ka bërë të qartë liderëve që përbëjnë shumicën parlamentare se në rast se formohen institucionet, parlamenti, qeveria, të njëjtat do të jenë të pranuara dhe do të kenë përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe kjo është një garancë që të njëjtat do të mund të marrin nën kontroll institucionet dhe ta zbatojnë ligjin dhe kushtetutën e Maqedonisë”, tha analisti politik Xhelal Neziri.

Sipas analistit Petar Arsovski, mungesa e vendimit që të veprohet në zhbllokim agresiv të krizës duke marrë karrigen e Veljanovskit dhe formimin e shumicës parlamentare pa mandatin e Ivanovit, por edhe me mosveprimet konkrete të faktorit ndërkombëtar, kriza do të zvarritet edhe më tepër.

Ai thotë se faktori ndërkombëtar përveç retorikës së ashpër për zvarritjen e krizës, duhet të marrë hapa konkret me sanksione si bllokim të llogarive, ndalesa, shpallje të personave nongrata, raporte negative për Maqedoninë por edhe sanksione të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori