LAJMI I FUNDIT:

Analistët për vizitën e Kurtit në Shqipëri: Tentim për ta rikthyer në tryezë temën e bashkimit kombëtar

Analistët për vizitën e Kurtit në Shqipëri: Tentim për ta rikthyer në tryezë temën e bashkimit kombëtar

Vizita e sotme e kryeministrit të Kosovës, Alin Kurti, në Shqipëri, për njohës të zhvillimeve politike ishte edhe hapi që tejkaloi problemet mes kryeministrave që kishin dyja vendet, sa ishte Ramush Haradinaj ishte në detyrë. Ndërkaq, vizita u pa edhe si një tentim për ta kthyer në tryezë, çështjen e bashkimit kombëtarë.

Një rrugë të gjatë e pati Albin Kurti, deri në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, si Kryeministër i Kosovës. Jeta e tij politike deri në këtë moment, u përcoll më shumë aksione politike, e protesta, që në thelb kishte synimet e tij, për një bashkim kombëtar.


Pikërisht, tentimi për të mos harruar synimet e tilla, për njohësin e çështjeve politike Rasim Alija, ka të bëjë edhe vizita e parë e Kurtit jashtë shtetit.

“Zotëri Kurti po tenton ta përçoj një mesazh edhe karshi elektoratit në Kosovë mirëpo edhe karshi pjesës tjetër në Shqipëri në mënyrë që vizita e tij e parë pikërisht në Shqipëri të shihet si diçka që ai nuk e harron shtetin amë dhe tendencës për të rikthyer temën e bashkimit kombëtarë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rasim Alija.

Mirëpo siç përcjell Telegrafi, ekziston edhe një arsye tjetër.

“Aspekti i dytë ka të bëjë me marrëdhëniet e degraduar mes dy vendeve të pavarura. Kemi parë gjatë qeverisjes së kaluar që marrëdhëniet mes Haradinajt dhe Ramës kanë shkuar deri në pikën e fundit madje kanë degraduar”, deklaroi më tej Rasim Alija.

Edhe Allen Meta, nga Demokracia për Zhvillim, mendon se vizita do të ndikoj në tejkalimin e disa keqkuptimeve që kanë ndodhur përgjatë kohëve të fundit.

“Kjo mund të ndikoj edhe në ndreqjen e raporteve mes Kurtit dhe Ramës duke pasur parasysh se kanë pasur një ftohje kohëve të fundit. Besoj që përmes kësaj vizite mund të lehtësohen disa gjëra që mund të kenë qenë keqkuptime mediale për disa çështje që dy kryeministrat kanë pikëpamje të ndryshme”, deklaroi Allen Meta.

Në kuadër të bashkëpunimit mes dy qeverive shqiptare, deri më tash janë arritur mbi 70 marrëveshje, për lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët e kufirit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori