LAJMI I FUNDIT:

Analistët: I panevojshëm organizimi i dy ceremonive në FSK, për festën e Pavarësisë

Analistët: I panevojshëm organizimi i dy ceremonive në FSK, për festën e Pavarësisë

Festa e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nuk i bashkoi presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e cila është mbajtur në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Forcat e Sigurisë së Kosovës u detyruan të mbajnë dy ceremoni brenda ditës, në njërën pritën kryeministrin Kurti me kryeparlamentaren Osmani, e disa orë më vonë ata u rreshtuan për komandantin suprem, Hashim Thaçi.

Dy ceremoni të tilla nuk do të duhej të mbaheshin, konsiderojnë analistët politikë.


Analisti Ramush Tahiri, duke komentuar festën e pavarësisë dhe dy ceremonitë në FSK, tha se nuk ka qenë e nevojshme të ndodhë një gjë e tillë, duke shtuar më tej se Kurti dhe Osmani kanë mundur ta presin Thaçin.

“Nuk e di se si ka qenë agjenda e presidentit Thaçi, mirëpo nëse ai nuk e ka mbërritur në kohë ceremoninë në FSK-së, pala tjetër ka mundur ta shtyjë agjendën dhe ta presin”, tha ai për Telegrafin.

Sheshet përplot njerëz, flamuj, daulle e tupana: Gjithçka që ndodhi në festën e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Sheshet përplot njerëz, flamuj, daulle e tupana: Gjithçka që ndodhi në festën e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Tahiri tha se raportet mes Thaçit, Kurtit dhe Osmanit dihet se nuk janë të mira, mirëpo insitucionalisht janë të detyruar të kenë raporte korrekte, sepse, sipas tij, asnjë institucion nuk mund të pësojë për shkak të inateve personale.

Ndërsa, Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”, ka thënë se mbajtja e dy ceremonive në FSK, tregon se nuk ka koordinim institucional.

“Mendoj që ka qenë e panevojshme mbajtja e dy ceremonive, nuk ka pasur koordinim mes institucioneve. Dhe në festa të tilla duhet të jetë një kalendar që duhet respektuar nga të gjitha institucionet. Me gjasë raportet e ftohta mes Kurtit, Osmanit dhe Thaçit kanë bërë që të jenë dy ceremoni”, është shprehur ai për Telegrafin.

Demhasaj tha se mos koordinimi është i dëmshëm për funksionim e institucioneve.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka munguar edhe në seancën solemne kushtuar 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, po ashtu edhe në vizitën tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe tek vizita e varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

12-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është shënuar me aktivitete të shumta në gjithë Kosovë.  Për 12-vjetorin e pavarësisë, Kosovën e uruan shumë shtete mike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori