LAJMI I FUNDIT:

Analistët e shohin të gabuar vendimin e Vjosa Osmanit për të garuar në listën e Vetëvendosjes

Analistët e shohin të gabuar vendimin e Vjosa Osmanit për të garuar në listën e Vetëvendosjes

Në emisionin “Debat Plus” është debatuar për procesin zgjedhor dhe rezultatet që mund të sjellë data 14 shkurt.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se sot Vjosa Osmani aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje.


“Sot ishte një aderim i ri në Lëvizjen Vetëvendosje. Ishte ndër aderimet më të mëdha që ka pasur Vetëvendosje. Sot zonja Osmani u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo veproi kështu pasi që nuk mundi të organizojnë një subjekt të vetin. Ajo u përpoq të marrë disa asamblistë të LDK-së por nuk ja doli”.

Mushkolaj thotë se Vjosa Osmani hoqi dorë nga një listë ende pa formuar atë listë.

“Nuk besoj se edhe ndonjëri nga nëntë emrat tjerë do të mund të bëhen deputetë”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Dardan Gashi thotë se kalimi i Vjosa Osmanit në listën e LVV ka gëzuar mjaft shumë LDK-në.

“Është një moment feste për LDK-në, pasi nëse Vjosa do të garonte e vetme do të merrte nga LDK deri në 5%, por me këtë veprim vështirë se mund ta dëmtojë LDK-në seriozisht. Sot Albin Kurti i bëri favor të madh LDK-së që pranoi në listën e LVV-së, Vjosa Osmanin”.

Vehbi Kajtazi thotë se Vjosa Osmani do të përjashtohej nga LVV nëse ajo i bënë vetëm dy postime të ngjashme si ato që i bënte në LDK.

“Vjosa ka shkua në një parti ku liria e shprehjes është në përputhje me mendimet e liderit…Sot u pa se Vjosa Osmani për një kohë të gjatë nuk ka qenë në LDK. Ajo ka përfaqësuar interesat e të tjerëve në LDK”.

Hana Xhemajli thotë se Vjosa Osmani është një grua e guximshme por sipas saj sot është ngutur.

“Nuk besoj se ajo ka aderua në Vetëvendosje, por është ngutur. Ajo është dashur të pauzojë në këto zgjedhje. Në parim nuk është veprim i hijshëm…Vjosa osmani u largua nga LDK pasi ia kanë mbyllur derën”.

Ilir Mirena thotë se ka qenë e gabuar ideja që Vjosa Osmani do të mund të krijonte subjekt të vetin politik.

“Pritjet për Vjosën kanë qenë zhgënjyese për ata që e kanë përkrahur. Ka qenë shumë gabim që të krahasohet me Albinin Vjosa. Ajo nuk përfaqëson ndonjë koncept politik. Albini e ka krijuar Vetëvendosjen ndërsa Vjosa çfarë ka krijuar? Asgjë hiq”.

Astrit Gashi thotë se Vjosa Osmani nuk e ka pasur momentumin në këto zgjedhje.

“Të gjithë e kemi ditur se Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosje. Është befasi kandidatura e saj për presidente. Ajo i ka demotivu njerëzit e saj që i kanë shkuar pas për formimin e një partie”, tha ndër të tjera Astrit Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori