LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Deklaratat e Escobar nuk lënë hapësirë për interpretime

Analistët: Deklaratat e Escobar nuk lënë hapësirë për interpretime

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një kërkesë tjetër e ndërkombëtarëve karshi autoriteteve të Kosovës.

Megjithatë njohësit e çështjeve politike në vend po konsiderojnë se kjo temë mund të zgjidhet njëlloj si ajo e Manastirit të Deçanit derisa deklaratat e emisarit amerikan, Escobar, po i quajnë të prera.


“Deklaratat e Escobar ishin shumë të qarta por shumë kritike dhe nuk lënë hapësirë për interpretime. Pra, kërkesa e tij që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese drafti i Asociacionit është një urgjencë dhe sa më shpejtë që e dërgon kryeministri Kurti këtë statut në Gjykatën Kushtetuese aq më mirë do të jetë për të sepse në të kundërtën presionet vetëm sa do të rriten derisa të bëhen të padurueshme dhe pastaj do të kemi probleme të jashtëzakonshme”, tha për RTK-në Artan Muhaxhiri, analist politik.

Deputeti gjerman, Roth: E padrejtë nga SHBA që Kosovës t’i vendosen kushte të reja për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Deputeti gjerman, Roth: E padrejtë nga SHBA që Kosovës t’i vendosen kushte të reja për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Edhe analistja politike, Arta Tahiri Beqa, po konsideron se pas Marrëveshjes se Deçanit, e cila ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit, qeveria do të vazhdojë t’i zbatojë marrëveshjet që nuk janë në kundërshtim me të.

Tahiri vlerëson se me këtë rast Kosova duhet të përfitojë më shumë.

​Pas deklaratës së Escobarit, frikë për kushte të reja në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Lexo po ashtu ​Pas deklaratës së Escobarit, frikë për kushte të reja në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

“Çka do të fitojë Kosova në këtë mes, në këtë dialog. Në këtë bisedim çka do marrë Kosova? Me çështjen e vendimit për Manastirin e Deçanit Kosova nuk mori asgjë konkrete, vetëm se mendohet se mund të jetë pjesë apo të hapet drita e gjelbër për Këshillin e Evropës, e që mendoj që është shumë pak. Ajo çfarë duhet të fitojë Kosova në këtë rast, sidomos me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet patjetër të jetë njohja në qendër nga ana e Serbisë, dhe gjithashtu duhet të jetë e domosdoshme që Kosovës t’i hapet e drejta për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Tahiri Beqa.

Analistët po konsiderojnë se marrëveshjet që janë verifikuar nga Gjykata Kushtetuese do të duhej të jetësoheshin shumë më herët që Kosova të mos humbte në kohë drejt integrimit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori