LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Beogradi po e favorizon me nguti krijimin e një gjendje faktike të ndarjes në terren

Analistët: Beogradi po e favorizon me nguti krijimin e një gjendje faktike të ndarjes në terren

Beogradi po e favorizon me nguti krijimin e një gjendje faktike të ndarjes së një pjese të territorit me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu kanë vlerësuar në një prononcim për Telegrafin njohësit e çështjeve politike në vend.


Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se si përgjigje e fushatës agresive diplomatike për anulimin e njohjeve të pavarësisë të Kosovës, si dhe për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100 për qind për importin e mallrave serbe.

Ndërsa, dorëheqja e kryetarëve të komunave me shumicë serbe sipas tij, erdhi si rezultat i arrestimeve të dyshuarve serbë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ku i dyshuar kryesor Millan Radojiciq, nuk u kap por gjeti strehim dhe mbrojte në Beograd.

“Si përgjigje fushatës, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100 për qind për importin e mallrave serbe. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës urdhëroi burgosjen e të dyshuarve serbë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ku i dyshuari kryesor Radojiçiq, nuk u kap por gjeti strehim dhe mbrojte në Beograd, nga ky erdhi reagimi i ashpër dhe udhëzimi i kryetarëve të katër komunave në veri që të japin dorëheqje duke deklaruar edhe shkëputjen e veriut nga administrimi i Kosovës. Ndërkaq, nuk vepruan kështu edhe kryetarët e komunave të tjera me shumicë serbe në brendi të Kosovës…”, vlerësoi Maliqi për Telegrafin.

Maliqi, po ashtu tha se Beogradi po e favorizon me nguti krijimin e një gjendje faktike të ndarjes në terren, që përputhet me kërkesën për marrëveshjen finale politike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo sjell përfitime edhe për Serbinë, gjë që dihet se ka të bëjë me katër komuna në veri ku serbët janë shumicë dërmuese”, u shpreh tutje ai.

I pyetur se a është ky paralajmërim që bisedat politike për marrëveshjen finale do të fokusohen në këmbim territoresh, Maliqi thotë: “Kjo ende nuk është e qartë sepse faktorët ndërkombëtar nuk i kanë harmonizuar qëndrimet dhe ndoshta edhe po presin që të analizohen dhe testohen pasojat jo vetëm për Kosovën dhe rajonin, por edhe më gjerë”.

Sidoqoftë, tensionet aktuale janë gjithsesi uverturë për një dimër dhe pranverë politike me dramaticitet të theksuar, ku duhet shpresuar se nuk do të kemi pësime por një marrëveshje historike lehtësuese për të gjithë”.

Ndërsa, politologu Musa Preteni potencoi se gjendja në veri të vendit do të lëvizë varësisht nga interesat e serbëve. Ai shpjegoi se kjo do të shkojë në funksion të përshpejtimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave në veri vjen si kundërpërgjigje e Serbisë pas vendosjes së taksës 100% nga qeveria e Kosovës. Dorëheqja dhe paralizimi i jetës institucionale në veri të vendit tregon qartë që ajo pjesë e Kosovës është e kontrolluar nga Serbia dhe vazhdon të jetë pika kyçe që Vuçiq e përdor për qëllimet e tij politike në raport me Kosovën. Gjendja momentale në veri tregon se gjithë ajo që është ndërtuar në veri këto vite, duke përfshirë shtrirjen e institucioneve atje, është e brishtë dhe menaxhohet tërësisht nga Serbia. Pra gjendja atje do të lëvizë varësisht nga interesat e serbëve dhe gjithçka do të shkojë në funksion të përshpejtimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ndër të tjera Preteni për Telegrafin.

Ndryshe, kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, për siç thuhet shkak të “vendimit diskriminues të Prishtinës ndaj popullit serb”.

E serbët e veriut të vendit, pakënaqësitë e tyre për vendimet dhe veprimet e institucioneve vendore janë duke i shprehur me anë të protestave të qeta, të cilat deri më tani janë mbajtur në veri të Mitrovicës. Siç kanë thënë ata, nuk do të ndalojnë së protestuari deri në tërheqjen e këtyre vendimeve nga institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori