Të shtëna në Uashington gjatë darkës së korrespondentëve, Trump evakuohet - arrestohet i dyshuari
Tension dhe panik në Uashington D.C. gjatë mbrëmjes së 25 prillit, pasi të shtëna me armë u raportuan pranë një pike sigurie jashtë sallës ku po mbahej darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Donald Trump së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump dhe zëvendëspresidentin Jade Vance, u evakuuan me urgjencë nga vendi i ngjarjes nga agjentët e shërbimit sekret amerikan.
Ndërsa qindra të ftuar të profilit të lartë u përballën me momente frike dhe pasigurie.
Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, i identifikuar si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, që besohet të ketë vepruar i vetëm.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij sulmi të armatosur. /Telegrafi/
26/04/2026 12:34- Hamza reagon për sulmin në Uashington: Zero tolerancë për sulme ndaj presidentit amerikan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me raportimet për një incident gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump, duke shprehur shqetësim dhe duke dënuar çdo akt të dhunës ndaj institucioneve demokratike.
Në një deklaratë në "X", Hamza theksoi se “nuk duhet të ketë tolerancë zero për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të SHBA-së, institucioneve demokratike apo lirisë së shtypit”.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 12:27-“E kemi rrëzuar njërin”, forcat e rendit duke e ndjekur sulmuesin me armë në duar - pamje
Një video e re që po qarkullon në rrjete sociale tregon momentet dramatike pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Në pamje shihen forcat e rendit me armë në duar, duke lëvizur me shpejtësi në zonë, ndërsa kërkojnë autorin e sulmit.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 11:28-Melania futet poshtë tavolinës, momenti kur Trump dhe Zonja e Parë largohen pas të shtënave
Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar në darkën vjetore të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 11:19- Osmani reagon pas sulmit në darkën ku ishte Trump: Sulm frikacak
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit me të shtëna në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, duke shprehur solidaritet me presidentin amerikan Donald Trump, Zonjën e Parë dhe popullin amerikan.
Në reagimin e saj në rrjetin social “X”, Osmani e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të rrezikshëm dhe ka vlerësuar reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 11:02-Trump për të shtënat: Nuk do të më ndalojnë ta fitojë luftën në Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se bazuar në informacionet e deritanishme nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë lidhen me luftën në Iran.
Sipas Trumpit, veprimet e tij ndaj Teheranit mund ta kenë kthyer në objektiv por theksoi se ai nuk do të ndalet dhe se do ta fitojë luftën në Iran.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 10:46- Të shtënat në darkën e Trump, reagon Rama: Sulm ndaj lirisë dhe demokracisë
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Uashington Hilton.
Rama shkruan ky sulm godet lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës kudo.
Ndër të tjera, ai dënoi sulmin teksa theksoi se ndihet i lehtësuar se të gjithë të pranishmit që ishin në darkë janë mirë.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 10:46-Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigurisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dha detaje mbi incidentin me të shtëna në darkën e korrespondentëve, duke zbuluar se një person i armatosur u përpoq të kalonte një pikë kontrolli sigurie
Mësohet se një agjent u plagos, por shpëtoi falë jelekut të tij antiplumb.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 10:26-Të shtënat në darkën e Trumpit, reagon Kallas
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton.
Kallas ka deklaruar se dhuna politike nuk ka vend në një demokraci.
Ajo shtoi se ngjarjet që synonjnë të nderojnë shtypin e lirë nuk duhet të bëhet kurrë një skenë frike.
“E lehtësuar që të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë presidentin Trump, janë të sigurt pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. I uroj oficerit të plagosur shërim të shpejtë”, tha Kallas.
26/04/2026 10:19-Trump krahason veten me Abraham Lincoln: Njerëzit me ndikim janë gjithmonë në shënjestër
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka krahasuar veten me Abraham Lincoln kur u pyet pse beson se të shtënat kanë ndodhur.
Si kujtesë, Trump ishte subjekt i dy atentateve për vrasje në vitin 2024.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 10:14-Kryeministri britanik i “tronditur” nga sulmi
Keir Starmer thotë se ishte “i tronditur nga skenat” në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë gjatë natës.
“Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose ndaj lirisë së shtypit duhet të dënohet me termat më të ashpra të mundshme”, deklaroi ai.
Staqrmer e quan një "lehtësim të madh" që Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të ftuarit nuk u lënduan.
26/04/2026 10:04-FBI në shtëpinë e të dyshuarit
FBI-ja është aktualisht në shtëpinë e të dyshuarit dhe po përgatitet të lëshojë një urdhër kërkimi në lidhje me incidentin e të shtënave.
Si përkujtesë, i dyshuari është identifikuar si 31-vjeçari Cole Thomas Allen, nga Torrance, Kaliforni.
Torrance është një qytet me më shumë se 147,000 banorë në bregdetin jugperëndimor të Qarkut të Los Angeles.
26/04/2026 10:02-Flet Donald Trump pas të shtënave në Uashington - zbulon detaje
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur një konferencë për shtyp pas të shtënave në darkën e korrespondentëve.
Trump tha se i dyshuari u “ndalua nga disa anëtarë shumë të guximshëm të shërbimit sekret”.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 09:16- Netanyahu reagon rreth atentatit ndaj Donald Trump në Uashington
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas raportimeve për një tentativë të dështuar të atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në Uashington, DC.
Ai tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu, janë “tronditur” nga ngjarja e ndodhur, duke shprehur lehtësim që Trump dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Unë dhe Sara jemi të tronditur nga tentativa për atentat ndaj Presidentit Trump mbrëmë në Uashington, DC. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. U dërgojmë urimet tona për shërim të plotë dhe të shpejtë për policin e lënduar dhe përshëndesim Shërbimin Sekret amerikan për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”.
26/04/2026 09:07-VIDEO, momenti kur Trump dhe Vance evakuohen me urgjencë mes panikut dhe të shtënave
Pamjet që po qarkullojnë në internet kapin momentet e tensionit të lartë pranë sallës së vallëzimit në Hotelin Hilton në Uashington, ku po zhvillohej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Në video shihen agjentët e sigurisë që reagojnë në sekonda pas të shtënave me armë, duke krijuar një mburojë rreth presidentit Donald Trump, ndërsa zhurmat e të shtënave shkaktojnë panik në ambient.
Për më shumë, klikoni KËTU.
26/04/2026 08:49- Arrestohet i dyshuari, Trump publikon foton e tij pas sulmit në Uashington
I dyshuari që hyri me forcë në një pikë kontrolli sigurie dhe qëlloi një agjent të Shërbimit Sekret në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC ishte i armatosur me disa armë dhe thika.
Donald Trump, zonja e parë Melania dhe zyrtarë të lartë u evakuuan shpejt në vend të sigurt nga eventi vjetor pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në eventin ku ishin të pranishëm rreth 2,500 persona.
Lajmi i plotë KËTU >>>>
26/04/2026 08:48- Sulmi i armatosur në Uashington, i dyshuari ishte i armatosur rëndë
Një incident i armatosur ka ndodhur në Uashington D.C., ku po mbahej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Hotelin Hilton, ku ishin të pranishëm presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Pas të shtënave kanë ndërhyrë menjëherë forcat e rendit për të ndaluar një person të dyshuar të armatosur rëndë.
I dyshuari ishte i armatosur me disa armë, përfshirë një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, përpara se forcat e rendit ta ndalonin, tha shefi i policisë në Uashington D.C.
Lajmi i plotë KËTU >>>>
26/04/2026 08:46- Të shtëna me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë e Bardhë
Një burrë i armatosur me armë dhe thika hapi zjarr pranë sallës së vallëzimit ku po zhvillohej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Hotelin Hilton në Uashington, ku ishin të pranishëm presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë agjentë që mbulojnë Trumpin, përpara se ta shoqërojnë atë, Melania Trumpin dhe zëvendëspresidentin JD Vance jashtë dhomës.
I dyshuari për të shtënat u identifikua si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Lajmi i plotë KËTU >>>>


