“E kemi rrëzuar njërin”, forcat e rendit duke e ndjekur sulmuesin me armë në duar - pamje

Një video e re që po qarkullon në rrjete sociale tregon momentet dramatike pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Në pamje shihen forcat e rendit me armë në duar, duke lëvizur me shpejtësi në zonë, ndërsa kërkojnë autorin e sulmit.
@foxnews 🚨BREAKING: Dramatic new video shows law enforcement with guns drawn searching for the shooter and yelling “We have one down" as panic and confusion erupted after gunshots were heard at the White House Correspondents’ Dinner. | Gianno Caldwell
♬ original sound - Fox News
Në një moment, dëgjohet një prej tyre duke bërtitur “E kemi rrëzuar njërin”, teksa operacioni i sigurisë zhvillohet mes kaosit dhe konfuzionit.
Incidenti ndodhi gjatë eventit ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Donald Trump, Melania Trump dhe JD Vance, gjë që solli evakuim të menjëhershëm të pjesëmarrësve pas dëgjimit të të shtënave.
Autoritetet kanë bërë të ditur se një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet për motivin e sulmit po vazhdojnë.
Ndryshe, Trump tha se i dyshuari u “ndalua nga disa anëtarë shumë të guximshëm të shërbimit sekret”.
Gjithashtu, presidenti njoftoi se oficeri që u qëllua u shpëtua nga jeleku antiplumb që mbante veshur. /Telegrafi/




















































