Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dha detaje mbi incidentin me të shtëna në darkën e korrespondentëve, duke zbuluar se një person i armatosur u përpoq të kalonte një pikë kontrolli sigurie

Mësohet se një agjent u plagos, por shpëtoi falë jelekut të tij antiplumb.


Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, i shoqëruar nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare dhe Drejtori i FBI-së, Donald Trump e përshkroi incidentin si një sulm ndaj një eventi që i ishte kushtuar lirisë së fjalës.

Trump postoi foto të të arrestuarit në rrjetet sociale, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë që kapën fillimin e incidentit.

Ndryshe, Trump, e ka krahasuar veten me Abraham Lincoln kur u pyet pse beson se të shtënat kanë ndodhur.

Si kujtesë, ai ishte subjekt i dy atentateve për vrasje në vitin 2024. /Telegrafi/