LAJMI I FUNDIT:

AMO merr pjesë në panairin “International Green Week” në Berlin

AMO merr pjesë në panairin “International Green Week” në Berlin

Kompania prodhuese nga Kosova, “AMO Food Industry”, sërish është pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të Berlinit, “International Green Week”.

Ky panair mbahet në Gjermani nga data 18 janar deri më 27 janar dhe në të prezantohen produktet nga mbarë bota.


Produktet AMO në Berlin

Prodhimet “Made in Kosova” po përfaqësohen denjësisht nga AMO në këtë panair, ku kjo kompani prezanton produktet e saj.

Kompania AMO është pjesëmarrëse në shumë panaire anë e mbanë botës si në Turqi, Zvicër, Dubai, Francë e në shumë vende të tjera në botë.

AMO është prezente në 30 shtete të botës

Ndërkaq, produktet e AMO janë prezente në hiç më pak se 30 shtete në gjithë botën.

AMO është pjesë e kompanisë Gllareva me bazë në Klinë.

/Telegrafi/