LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani po i kompleton testet mjekësore te Hellas Verona

Amir Rrahmani po i kompleton testet mjekësore te Hellas Verona

Amir Rrahmani edhe zyrtarisht po i kompleton testet mjekësore para transferimit te Hellas Verona.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur marrëveshje personale me klubin italian dhe në sezoni 2019/20 do të luajë në Serie A.


Sipas mediave në Itali, Verona do t’i paguajë dy milionë euro Dinamo Zagrebit për ta kompletuar transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Amir Rrahmani ndodhet në Itali, në pritje të zyrtarizimit te Verona
Lexo po ashtu Amir Rrahmani ndodhet në Itali, në pritje të zyrtarizimit te Verona

Rrahmani ditë më parë më parë ka mbërritur në Itali për ta kompletuar transferimin te skuadra italiane, ndërsa sot (26 qershor) është parë duke i kompletuar testet mjekësore.

25-vjeçari pritet që në orët e pasdites të prezantohet zyrtarisht te Hellas Verona, pasi tashmë është duke i përfunduar procedurat rutinë gjatë një transferimi. /Telegrafi/