LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët i vendosin sanksionet FSB-së ruse dhe inteligjencës iraniane

Amerikanët i vendosin sanksionet FSB-së ruse dhe inteligjencës iraniane

SHBA sot vendosi sanksione ndaj shërbimit sekret rus FSB dhe njësisë së inteligjencës iraniane të Gardës Revolucionare (IRGC), duke i akuzuar ata si përgjegjës ose bashkëpunëtorë në ndalimin e paligjshëm të amerikanëve jashtë vendit.

Sanksionet synojnë gjithashtu katër komandantë të lartë brenda divizionit të informacionit të IRGC-së, duke përfshirë të paktën një person që ishte më parë nën sanksionet e SHBA.

FSB-ja është vënë në shënjestër sepse zyrtarët thonë se ishte e përfshirë në ndalimin e të paktën një shtetasi amerikan, emri i të cilit nuk është bërë publik, transmeton Telegrafi.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarë të lartë të administratës Biden, thanë se masa kishte për qëllim të tregonte se ata që përpiqen të përdorin qytetarët amerikanë për qëllime politike ose të kërkojnë lëshime nga Uashingtoni, do të përballen me pasoja.

“Veprimi ynë është një paralajmërim i qartë dhe i drejtpërdrejtë për ata në mbarë botën që ndalojnë ilegalisht qytetarët amerikanë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Masa, thanë zyrtarët amerikanë, ka për qëllim parandalimin dhe pengimin e ndalimeve të mëtejshme të motivuara politikisht të amerikanëve jashtë vendit. Sanksionet e sotme janë vetëm fillimi dhe ndoshta do të ketë më shumë.

Rusia dhe Irani, dy nga rivalët e Amerikës, mbajnë një numër të madh qytetarësh amerikanë në burgjet e tyre, të cilat Uashingtoni i konsideron të paligjshme dhe të motivuara politikisht.

Muajin e kaluar, FSB ruse arrestoi Evan Gershkovich, një gazetar amerikan që punonte për Wall Street Journal, dhe e akuzoi atë për spiunazh, të cilin ai e mohoi.

Paul Whelan, një ish-marins amerikan, po vuan një dënim 16-vjeçar me akuzën se ishte spiun. Ai mohon të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori