LAJMI I FUNDIT:

Amerika zgjohet me President të ri, fitorja e Bidenit pushton ballinat e gazetave në vend

Amerika zgjohet me President të ri, fitorja e Bidenit pushton ballinat e gazetave në vend

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së me gjithsej 284 vota elektorale, dhe pritet që muajve të ardhshëm të shpallet edhe zyrtarisht President i vendit.

Derisa Amerika zgjohet me një President të ri, gazetat vendore mbushën ballinat me lajmin për fitoren e 78-vjeçarit, transmeton Telegrafi.

Pas fitores, Biden mbajti fjalimin e tij të parë në qytetin e Wilmington të Delawere, ku i falënderoi të gjithë për përkrahjen derisa bëri edhe bëri thirrje për unitet.

“Jam i nderuar nga besimi që më keni dhënë. Zotohem se do të jem një president që nuk do të kërkojë përçarje, por bashkim, ai që nuk do të shikojë shtete të kuq apo të kaltra, por që shikon vetëm Shtete të Bashkuara”, tha Biden.