Siç raporton CNN, në kërkim janë të kyçur qindra anëtarë të forcave amerikane. Ndonëse ai nuk është e kapur e as nuk dihet se ku është, thuhet se “po shënohen përparime”.

ony e kishte paramenduar një detyrë profetike për veten: ai është “lajmëtari” i Zotit, i cili në moshën 22 vjeçare është “zgjedhur” për luftën kundër grupit të margjinalizuar etnik, të njohur si acholi. Por, shumëçka ka ndryshuar që atëherë, meqë grupi i tij bëhet jashtëzakonisht i dhunshëm.


Kony akuzohet se ka detyruar mbi 60 mijë fëmijë që të jenë pjesë e grupit të tij, duke i bërë ata hajdutë dhe vrasës. Djemve ua ka shpëlarë trurin që të jenë pjesë e ushtrisë, ndërsa vajzat i shndërron në skllave seksuale. Anëtarët e ushtrisë së tij janë të njohur për brutalitetin që e kanë shfaqur, duke vrarë dhe torturuar popullatën lokale.

Të përkujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dërguar forca në Ugandë vitin e kaluar, për të arrestuar “zotin afrikan të luftës” dhe shkatërrimin e Armatës së Rezistencës së Zotit (LRA) që ka kryer krime në Ugandë, Sudanin Jugor, Afrikën Qendrore dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Dhjetëra-mijëra njerëz kanë humbur jetën nga ta. Prandaj, arrestimi i tij dhe shkatërrimi i ushtrisë së tij është garanci për sigurinë në Afrikë. /Telegrafi/