LAJMI I FUNDIT:

As Amerika e as Rusia: Ky është vendi që ka snajperët më të mirë në botë (Video)

As Amerika e as Rusia: Ky është vendi që ka snajperët më të mirë në botë (Video)

Snajperët më të mirë në botë janë norvegjezët. Ata triumfuan mbi përfaqësuesit e 10 vendeve të tjera që morën pjesë në konkursin e zhvilluar në Bavari. Gara katërditore vuri 10 skuadra snajperësh nga çdo cep i Europës që të testonin aftësitë e tyre përkrah 5 ekipeve ushtarake amerikane.

Pjesëmarrësve u është dashur të gjurmojnë, të lëvizin në terren, të realizojnë një shënjestrim të avancuar të objektivit, të qëllojnë natën e godasin edhe nga helikopterët e anijet.


Konkurrentët u vlerësuan për 30 prova gjithsej. Nderimet kryesore në fund i mori që të gjitha ekipi norvegjez.

Për kreun e skuadrës amerikane, majorin Erik Nyingi, gjëja më e rëndësishme nuk ishte fitorja.

“Qëllimi ynë është t’i bëjmë aleatët dhe partnerët tanë ushtarakë të punojnë së bashku, të familjarizohen me njëri-tjetrin e të fillojnë të ndajnë mes tyre teknika e procedura”, ka thënë Nyingi.

Në njërën prej fazave të garës, ushtarëve iu kërkohej të maskonin veten dhe armët me bojë e bar, përpara se të zvarriteshin në terrenin e trajnimit, në Grafenvoehr.

“Duhet të jesh shumë i zoti në gjurmim, nëse do që ta quash veten snajper”, ka thënë një garues britanik.

Në konkursin e këtij viti morën pjesë përfaqësues nga Belgjika, Danimarka, Italia, Letonia, Lituania, Hollanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. E dyta në përballje u rreshtua Suedia, ndërsa Belgjika zuri vendin e tretë.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Kalo në kategori