LAJMI I FUNDIT:

AMD ul çmimet

AMD ul çmimet

AMD qysh tani ka filluar të ul çmimet e çipave Llano dhe Bulldozer si dhe do të paraqes një procesor të ri. Procesori i ri do të jetë Athlon II X4 651 bazuar në gjeneratën Llano (pa bërthamë grafike) me takt prej 3 GHz dhe çmimin prej 92 dollarë.

Modeli AMD FX-6100 me gjashtë bërthama fizike tani kushton 155 dollarë (çmimi i vjetër ishte 165 dollarë), ashtu që të mund të përputhet më mirë me çmim në ofertën ekzistuese të procesorëve Thuban Phenom X6. Ulja e çmimit për APU çipat Llano ka të bëjë me tri modele – A4-3300 tani kushton 66 dollarë, A4-3400 71 dollarë, e A6-3500 me tri bërthama 85 dollarë. Çmimet më të ulëta për momentin nuk kanë të bëjnë me çipat Llano 4 bërthamësh dhe variantet më të fuqishëm të procesorëve Bulldozer. /Telegrafi/