LAJMI I FUNDIT:

Intervistë me krijuesin e Ambra.app – një aplikacion që mundëson organizimin e detyrave vetëm duke përdorur #tags dhe @mentions

Intervistë me krijuesin e Ambra.app – një aplikacion që mundëson organizimin e detyrave vetëm duke përdorur #tags dhe @mentions

E menduar ndër vite si një ide, sot Ambra.app është një software që bënë të mundur bashkëpunimin e personelit për t’i organizojnë detyrat në projekte vetëm duke përdorur #tags dhe @mentions.

Komunikimi në Ambra.app bëhet në duke përdorur gjuhën natyrale dhe se është i përshtatshëm për ekipet që janë të fokusuara në produktivitet.

Kështu thotë në një intervistë për Telegrafin, Rexhep Kqiku njëri nga krijuesit e këtij aplikacioni.

Kqiku shton se deri më tani kanë marr përkrahje të madhe nga komuniteti i teknologjisë së informacionit.

Telegrafi: Cila është ideja e Ambra.app?

Rexhep Kqiku: Ideja për Ambra.app është prej vitit 2012. Është inspiruar dhe ndikuar nga mikro-platformat si Tëitter. Ajo çka është menduar të sillet me qasjen dhe thjeshtësinë e këtyre platformave në veglat për menaxhimin e projekteve dhe detyrave. Është vazhduar për vite të mbahet në kokë ky koncept, duke e ri-validuar vazhdimisht, ku sa herë është ri-validuar ka funksionuar.

Telegrafi: Kur ka qenë fillimi i zhvillimit të Ambra.app?

Rexhep Kqiku: Në vitin 2017, idesë për zhvillimin e një versioni fillestar, i janë bashkangjitur Erduan Hoda dhe Adnan Godanci. Plani ka qenë që të bëhet një version i cili do të mund të prezantohej te investitorët potencial. Kah fundi i vitit 2019, ishim në kontakt me shefin ekzekutiv të kompanisë Quantix, Betim Drenica. Për shkak të përvojës së tij me produkte dhe start-up në tregun amerikan dhe gatishmërisë së kompanisë që të investoj në Ambra.app, iu bashkëngjitëm ekipit të Quantix ku edhe jemi duke e zhvilluar aplikacionin.

Telegrafi: Çfarë është koncepti i Ambra.app?

Rexhep Kqiku: Ambra.app është një vegël, apo më mire të themi, një software që ofrohet si shërbim i bazuar në web, i cili u mundëson ekipeve t’i menaxhojnë projektet dhe organizojnë detyrat duke përdorur gjuhen natyrale, pra mënyrën e njëjtë të komunikimit që e përdorim në baza ditore me anëtaret e ekipit, përmes një ndërfaqe të thjeshtë për përdorim.

Mënyra se si ne njerëzit kemi komunikuar me kompjuter dekada më parë, ka qenë përmes komandave. Kjo më vonë, me ardhjen e sistemeve më të avancuara, është bërë duke përdorur forma me fusha të ndryshme apo komunikimit me tastiere dhe mouse.

Po ashtu, mënyra se si komunikojmë ne njerëzit është e bazuar në përshkrim. Pra, nëse ne dëshirojmë ta delegojmë një detyrë te anëtaret e ekipit, këtë nuk e bëjmë me komanda kompjuterike ose me forma te aplikacioneve, por e bëjmë duke e përshkruar detyrën. Këtë lloj të komunikimit, me Ambra.app e kemi përshtatur që të jetë mënyra se si organizohen detyrat brenda një projekti.

Ne aspektin teknik kjo ofrohet duke përdorur vetëm një fushe (input field) ku përshkruhet detyra; atributet e saja vendosen duke përdorur hashtags (me simbollin #) dhe përgjegjësi i detyrës caktohen duke përdorur përmendjen/referim (me simbolin @).

Kjo mënyrë e organizimit e bënë punën në ekip më të këndshme, e largon formën zyrtare të tepruar dhe shfrytëzon aftësinë dhe përvojën, tashmë të secilit, që e ka në rrjetet sociale në të mire të projektit. Pra, mënyra se si postohet ne Twitter, Instagram dhe rrjete te tjera sociale duke përdorur përshkim, përmendje (@personi) dhe hashtags (#neprogres, #urgjente) kthehet në mënyrën si i organizojmë detyrat.

Telegrafi: Si funksionon Ambra.app?

Rexhep Kqiku: Organizmi i detyrave në Ambra.app është i bazuar në projekte. Fillimisht, përdoruesi duhet të kyçet me metodën passwordless (pa password), ku përdoruesi shënon vetëm emalin dhe një kod të sigurisë që e pranon në e-mail. Pas kyçjes, përdoruesi ka mundësi te shtoj projekte dhe brenda këtyre projekteve të shtoj anëtarë të tjerë të ekipit, shtoj detyrat dhe t’i organizoj ato duke përdorur hashtags. Nuk ka fjalë të rezervuar për hashtags, ashtu siç nuk ka gjuhë të përcaktuar për përdorim të tyre. Pra, ato mund të janë në gjuhën shqipe, angleze apo çfarëdo gjuhe tjetër.

Krijimi i një detyre bëhet në një fushë (input box) dhe shënohet në gjuhë natyrale; vendosen hashtags si atribute (nëse një detyrë është urgjente, vendoset #urgjent); detyra caktohet te një anëtar i ekipit duke e përmendur (@alban).

Navigimi është i lehtë dhe shumë i thjeshtë; mjafton të shtypet në një hashtag qe të listohen detyrat që janë të ndërlidhura me të. E njëjta është edhe për anëtarët e ekipit, pra vetëm shtypet në përmendjen e një anëtari që të shihen detyrat e tij. Shfaqja e detyrave bëhet në formë të listës, në kolona te Kanban dhe përmes një grafi të performancës – tek të gjitha këto ekziston mundësia e navigmit në nivel të projektit, hashtag dhe anëtarit të ekipit.

Telegrafi: Për cilat ekipe është e përshtatshme?

Rexhep Kqiku: Ambra.app është e përshtatshme për ekipet që janë të fokusuara në produktivitet dhe përcjellin detyrat për nga statusi i progresit të tyre. Për shkak se statuset e progresit janë fleksibile, ato mund të përshtaten për lloje të ekipeve në industri të ndryshme.

Mendësia që vjen me përdorimin e Ambra.app e bën një ekipe që të jeta: Agile – të jep vlera, E menqur – të shkëlqej në komunikim dhe Flat – të fokusohet në produktivitet.

Telegrafi: Si ofrohet, cili është modeli i biznesit?

Rexhep Kqiku: Ambra.app ofrohet si Freemium me disa pako të përdorimit. Pako e parë pa pagesë ofron menaxhimin e një projekti, pa kufizime në detyra, hashtags apo anëtar të ekipit.

Paketa Grow ofron mundësinë për menaxhimin e tre projekteve, pa kufizime në detyra, hashtags apo anëtar të ekipit dhe kushton 29 dollarë për një muaj.

Paketa Start-up ofron mundësinë për menaxhimin e dhjetë projekteve, pa kufizime në detyra, hashtags apo anëtar të ekipit dhe kushton 89 dollarë për një muaj.

Për shkak të lëshimit të përdorim, jemi duke e ofruar pakon pa pagesë për tre projekte, për ata që i krijojnë ato në 15 ditët e para.

Gjithashtu, për ekipet lokale e ofrojmë një kupon që jep zbritje 100% në paketën Grow.

Rexhep Kqiku, njëri nga themeluesit e Ambra.app | Foto: Facebook

Telegrafi: Si shkoi lëshimi në përdorim i Ambra.app?

Rexhip Kqiku: Lëshimi në përdorim i Ambra.app ka bërë shumë bujë në komunitetin lokal, gjithashtu kemi pas një lansim shumë të mirë edhe në kanalet ndërkombëtare të start-up.

Në ditën e parë të lansimit në Product Hunt, një kanal shumë i njohur për lansim të produkteve, kemi marr shumë vëmendje. Ndoshta ja vlen të ceket që gjatë tërë kohës kemi qenë në vendin e dytë dhe vazhdimisht kemi luftuar me vendin e parë. Mirëpo, për shkak të zonave kohore të ndryshme, në fund të ditës që sipas kohës lokale të Paqësorit llogaritet mëngjesi i kohës tonë lokale, votat kanë renë dhe kemi përfunduar në vendin e shtatë, që prapë është një sukses për ne.

Ajo çka ishte me më së shumti ndikim dhe që na befasoj të gjithëve ishte vendosja e Ambra.app në faqen e parë të Hacker News, që është një kanal i Y Combinator, një akselerator lider në botën e start-up. Kjo ishte edhe befasia më e këndshme gjatë lansimit.

Nga këto kanale kanë ardhur mijëra përdorues, dhe kjo ka bërë që në javën e parë të lansimit të kemi mbi një mijë përdorues të regjistruar, rreth një mijë projekte të krijuara dhe rreth dhjetë mijë detyra të krijuara. Shumica dërrmuese e përdorueseve janë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, India, etj.

Ajo që nuk mund ta kalojmë pa u përmendur është përkrahja e komunitetit tonë në Kosovë dhe Shqipëri, e në veçanti komunitetit të TI-së. Një falënderim të veçantë për mediat. /Telegrafi/