LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Viets: Gjakova shembull i qeverisjes së mirë

Ambasadorja Viets: Gjakova shembull i qeverisjes së mirë

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila e ka pritur sot në takim ambasadoren gjermane në Kosovë, Angelika Viets, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritashme në komunën e Gjakovës dhe planet për të ardhmen.

“Fillimisht Kusari – Lila e ka falënderuar ambasadoren gjermane e përmes saj edhe shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet po e jep për komunën e Gjakovës. Kryetarja Kusari – Lila ka rikujtuar se disa prej projekteve kapitale më të mëdha në komunën e Gjakovës, janë projekte të mbështetura nga qeveria gjermane, projekte këto që janë investimet më të mëdha në komunën e Gjakovës qysh prej fillimit të viteve të 80-ta”, thuhet në njoftimin për media.
Kusari– Lila ka përmendur projektin për impiantin e ujërave të zeza që po realizohet me bankën gjermane KFË, pastaj projektin me GIZ-in gjerman për promovimin e punësimit tek të rinjtë “Yepik”, projektin e Akademisë Evropiane të Muzikës “Esma”, i cili falë përkrahjes së Ambasadës Gjermane tashmë organizohet në Gjakovë e shumë projekte tjera.


Më tej në njoftim thuhet se ambasadorja Angelika Viets ka thënë se komuna e Gjakovës është një shembull i shkëlqyer i qeverisjes së mirë, prandaj edhe ndjehet e lumtur që qeveria gjermane përkrahë në vazhdimësi projektet për zhvillimin e kësaj komune.

Ajo ka rikonfirmuar se përkrahja gjermane për komunën e Gjakovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, qoftë me vazhdimin e projekteve ekzistuese, qoftë me inicimin e projekteve të reja, të bazuara në kërkesat dhe nevojat e komunës së Gjakovës. Në kuadër të kësaj, ambasadorja Viets ka bërë të ditur se ambasada gjermane do ta vazhdojë ta përkrahë Akademinë Evropiane të muzikës ESMA, e cila edhe sivjet është caktuar të mbahet në Gjakovë.

Ndryshe, ambasadorja Viets është interesuar edhe rreth angazhimeve për zhvillimin ekonomik lokal, konkretisht ngritjes së zonës industriale. Ajo është njoftuar për diskutimet pothuajse në përfundim në mes të komunës, Agjencinë Kosovar të Privatizimit dhe përfaqësuesve të Shoqërive Aksionare të Gjakovës për marrjen në shfrytëzim të pronës së këtyre shoqërive, me qëllim të ngritjes së Zonës Industriale.

Lidhur me këtë, ambasadorja Viets është interesuar të dijë për planet e komunës në lidhje me këtë projekt, ndërsa që është ndarë e kënaqur me këto plane dhe ide të paraqitura gjatë këtij takimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori