LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja kroate falënderon Hotin për ndihmën e ofruar për Kroacinë pas tërmetit

Ambasadorja kroate falënderon Hotin për ndihmën e ofruar për Kroacinë pas tërmetit

Ambasadorja kroate në Kosovë, Danijela Barishiq ka falënderuar kryeministrin Avdullah Hoti për ndihmën e ofruar për Kroacinë pas tërmetit që ndodhi.

Barishiq këtë e bëri përmes një postimi në Twitter.


“Faleminderit kryeministër Avdullah Hoti për ndihëm dhe solidaritetin. Kryeministri Hoti i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet homologut kroat Plenkoviq”, ka shkruar ambasadorja Barishiq.

Hoti i shkruan letër homologut të tij kroat pas tërmetit, i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet
Lexo po ashtu Hoti i shkruan letër homologut të tij kroat pas tërmetit, i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet

Ndryshe sot kryeministri Hoti i ka dërguar një letër homologut të tij kroat Plenkoviq të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat. /Telegrafi/