Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri dhe duhet të zhvillohet me një frymë konstruktive dhe të hapur, pasi kjo është forma e vetme për të arritur pajtimi në mes dy vendeve dhe një të ardhme të përbashkët.
Kështu ka deklaruar ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel gjatë ceremonisë së përvjetorit të Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Ambasada e Francës dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë përkujtuar këtë ditë, duke bërë homazhe te varrezat e krishterëve në Prishtinë.
Ambasadorja Butel duke përkujtuar armëpushimin dhe të rënët e asaj lufte tha se Franca dhe Gjermania atë kohë gjetën rrugën drejtë vëllazërisë dhe paqes.
Sipas saj, miqësia në mes këtyre dy vendeve ka bërë të mundur krijimin e një Evrope të fortë, të pavarur dhe të përkushtuar ndaj solidaritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Refuzimi i urrejtjes, frikës dhe mbylljes në vete duhet të na udhëheqë sot në përkujtim të këtyre ngjarjeve. Historia jonë na kujton se paqja është një ekuilibër delikat që duhet ruajtur në çdo kohë. Ai presupozim një bashkim solid midis popujve të Evropës për të tejkaluar sfidat më të cilat përballemi sot qofshin ato politike ekonomike klimatike apo migrimit.
Ajo që ka arritur Gjermania dhe Franca është një shembull për të gjithë rajonin mësimi i luftës nuk mund të jetë mbajtje e inatit të një populli kundër tjetrit. Dialogu edhe pse i gjatë dhe i vështirë është një domosdoshmëri që duhet të zhvillohet në një frymë konstruktive dhe të hapur. Kjo është rruga qe Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin tani për të arritur pajtimin dhe për të qenë në gjendje të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët”, tha ajo.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde tha se sot përkujtojnë një luftë të tmerrshme që solli vuajtje të mëdha dhe la gati 20 milionë të vdekur.
Rohde tha se gjermanët dhe francezët janë miq dhe partnerë të bashkuar në BE, prandaj siç u shpreh ai kjo duhet të jetë shpresë edhe për vendet tjera se përçarjet e thella mund të kapërcehen dhe tejkalohen, armiqtë mund të bëhen miq.
“Ne qëndrojmë këtu së bashku duke ditur për historisë tonë të përbashkët, e cila përfundimisht ka bashkuar gjermanët, francezët dhe evropianët. Ne e dimë tani për fuqinë e pajtimit me kundërshtarët tanë të mëparshëm, ku çdo brez si gjyshi dhe babai im dhe vëllezërit e motrat e tij luftuan ndër të tjera kundër Francës në dy luftërat shkatërruese botërore.
Ne si gjermanë jemi përgjithmonë mirënjohës, se ne mundëm të përjetonim pajtimin pas përfundimit të dy luftërave botërore dhe tmerreve të shekullit të kaluar. Franca, partnerët tanë evropianë, partnerët amerikanë dhe bota iu drejtuan Gjermanisë për pajtim, ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë. Gjermanët dhe francezët dikur ishin kundërshtarë të hidhur dhe tani miq, partnerë, fqinjë, dhe të bashkuar në BE. Kjo duhet të japë shpresë dhe besim edhe për të tjerët në botë, armiqtë mund të bëhen miq. Përçarjet e thella mund të kapërcehen dhe tejkalohen”, u shpreh Rohde.
Të pranishëm në këtë ceremoni krahas përfaqësuesve nga ambasada e Gjermanisë dhe Francës të pranishëm ishin edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szuyong dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott.
Më 11 nëntor të vitit 1918, Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiegne të Francës.
Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11 të muajit të 11 dhe kjo ditë është nderuar çdo vit me një heshtje dy-minuta, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin si Ditë e Veteranëve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak