LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane i përgjigjet Putinit për “mercenarët shqiptarë”: Këto janë gënjeshtra

Ambasadorja amerikane i përgjigjet Putinit për “mercenarët shqiptarë”: Këto janë gënjeshtra

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ripostuar citimin e ministres e Jashtme së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila hodhi poshtë akuzat e presidentit rus Vladimir Putin se “janë shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë”.

Sipas ambasadores Kim, këto gënjeshtra nga Rusia bëhen për të larguar vëmendjen nga e vërteta.


“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Kim, transmeton Telegrafi.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përgënjeshtruar sot deklaratat e Moskës zyrtare se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Shqipëria.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka është shprehur qartë se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë.

Shqipëria përgënjeshtron Moskën, Xhaçka: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë!
Lexo po ashtu Shqipëria përgënjeshtron Moskën, Xhaçka: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë!

“Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, ka shtuar ministrja e jashtme.

Sipas raportimeve në media, Rusia ka tentuar sërish të përfshijë Ballkanin në luftën në Ukrainë. Kësaj here ka qenë vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në konflikt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori