LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Qëndrim Gashi viziton Përfaqësuesen e Kosovës në Francë

Ambasadori Qëndrim Gashi viziton Përfaqësuesen e Kosovës në Francë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i shoqëruar nga konsulli Kadri Dakaj dhe aktivisti Ismet Mehmeti, vizituan sot Përfaqësuesen Kosovës, e cila po qëndron në Francë për ndeshjet miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, mirëpriti ambasadorin Gashi së bashku me Bekim Rexhepin, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe Arianit Ahmetin, Zëvendës-Sekretar Gjeneral, dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë në të gjitha angazhimet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në një takim të përzemërt me futbollistët e Kombëtares, ambasadori Gashi shprehu fjalët më të ngrohta për të gjithë lojtarët dhe u uroi atyre suksese në dy ndeshjet e radhës dhe në vazhdimësi.

“Ju, me përfaqësimin tuaj po na bëni çdo ditë krenarë të gjithëve, ata që luajnë futboll dhe ne të tjerëve që do të donim të luanim dhe ta përfaqësonim Kosovën por nuk dimë ta bëjmë këtë”.

“Kam qenë edhe vetë një ish-kadet dhe bartjen e fanellës së Kosovës në futboll do ta konsideroja një nder jashtëzakonisht të madh”.

“Si ambasador i Republikës së Kosovës në Francë, ju siguroj se e keni gjithë mbështetjen tonë këtu. Ju uroj sukses në përfaqësimin që po i bëni Kosovës në këto dy ndeshje dhe në të gjitha ndeshjet e tjera”, deklaroi ambasadori Gashi.

Futbollistët e Kosovës nderuan ambasadorin Gashi me fanellën e Republikës së Kosovës të nënshkruar nga i gjithë ekipi, të cilën ia dhuroi presidenti, Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori