Unë jam i bindur se nuk duan të gjithë të emigrojnë në Gjermani, mirëpo njerëzit janë të detyruar të emigrojnë për siguruar jetesën e tyre. Kështu ka theksuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Një delegacion i rrjetit Bavarez “Besa Foundation” është pritur në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Gjatë takimit, kryetari i shoqatës Anton Krasniqi dhe nënkryetari Ilir Seferi, u informuan për mundësitë e investimeve për kompanitë bavareze në Kosovë.
Siç njofton “Besa Foundation”, ambasadori Christian Heldt i informoi mysafirët për Parkun inovativ të Prizerenit dhe mundësitë optimale për investim afatgjatë.
Ai theksoi se synimi i investimit në këtë park duhet të jetë në shërbim të formësimit dhe aftësimit profesional të të rinjve për tregun e punës. Po ashtu u njoftua se në këtë park do të ketë një investim të përbashkët të shtetit gjerman dhe atij kosovar, ndërsa ky park do të menagjohet nga gjermanët. Çështja e emigrimit të të rinjve drejt Gjermanisë, ishte gjithashtu një temë që nuk u anashkalua.
“Shteti gjerman ofron shumë, por edhe kërkon shumë nga të gjithë të rinjët që emigrojnë në Gjermani, prandaj zgjidhja ideale do të ishte sikur diaspora me ekspertizën e fituar tanimë në Gjermani, të transferojë këtë ‘Knoë Hoë‘ në Kosovë, duke punuar me standarde gjermane dhe respektuar fuqinë punëtore këtu në Kosovë. Vetëm ju diaspora mund t’i jetësoni dhe të kaloni në veprime me investimet e juaja në Kosovë”, tha ambasadori gjerman.
Ambasadori po ashtu u shpreh se transferi i dijes dhe kalimi në vepra, do t’i motivonte të rinjët që të qëndrojnë këtu dhe të ngriten profesionalisht, ashtu që të sigurojnë ekzistencën familjare.
“Unë jam i bindur se nuk duan të gjithë të emigrojnë në Gjermani, mirëpo njerëzit janë të detyruar të emigrojnë për siguruar jetesën e tyre”, thotë ambasadori Heldt. Kurse Anton Krasniqi theksoi se diaspora duhet të jetë vendimmarrëse në politikë, nëse duan që Kosova të zhvillohet ekonomikisht.
Ndërsa nënkryetari Ilir Seferi shpjegoi formën e transferit të dijes dhe përvojës gjermane përmes sistemit të arsimit dual dhe krijimit të firmave “Franchising”.
Të dy palët ishin të mendimit se tanimë Kosovës i duhet një qeveri ndryshe nga qeveritë që e udhëhoqën vendin në 20 vitet e kaluara.
“Qeveria e ardhshme duhet të jetë stabile dhe të ndërtojë një strategji afatgjate për investitorët e huaj. Kontinuiteti politik për investitorët është sigurimi i një zhvillimi ekonomik i vendit. Integrimi e kosovarëve në Gjermani dhe marrëdhëniet e mira në mes dy popujve, do të jenë bazë e fortë për zhvillim ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i “Besa Foundation” është pritur edhe në Odën Ekonomike Kosovaro-Gjermane, në Shoqatën Germin, po ashtu ka pasur takime edhe me disa parti politike. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj