LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori De Riu: Dialogu Kosovë-Serbi mbetet thelbësor të funksion të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Ambasadori De Riu: Dialogu Kosovë-Serbi mbetet thelbësor të funksion të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Dita Ndërkombëtare e Italisë u festua edhe në Kosovë në një koktej rasti të organizuar nga ambasadori i këtij vendi Antonello De Riu.

Ambasadori Antonello De Riu ka thënë se ndër vite Kosova ka treguar pozitivitet në çështje socio-ekonomike derisa ka kërkuar që të rritet intensiteti i punës në procesin e dialogut me Serbinë.


“Me kalimin e viteve, janë arritur rezultate të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin institucional, ndërsa qëndrueshmëria socio-ekonomike kërkon ende punë për të identifikuar prioritetet e përbashkëta midis grupeve që nuk pajtohen dhe për të gjetur zgjidhje me përfitim reciprok. Paqja dhe pajtimi janë një proces, dhe dialogu me Beogradin mbetet thelbësor në funksion të një marrëveshjeje normalizimi gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, në përputhje me parimet e BE-së”, ka thënë De Riu.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Ditën ndërkombëtare të Italisë, Kosova është krenare për popullin dhe vendin që kanë arritur.

“Në këtë ditë, gati tetë dekada më parë, populli i lirë i Italisë vendosi jo vetëm një mënyrë të re të qeverisjes së Republikës së tyre të dashur, por edhe një ri-përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ndërsa festoni Ditën tuaj Kombëtare sot, të gjithë duhet të ndiheni krenarë për popullin, vendin dhe gjithçka që keni arritur. Jemi shumë të lumtur që shohim popullin dhe shtetin italian të përparojë mes kombeve të lira anembanë botës”, tha Osmani.

Ndryshe, më 2 dhe 3 qershor 1946 u mbajt referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë.

Pas 85 vjetësh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia u bë Republikë.

Italia është një ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj në shkurt të vitit 2008 dhe ka lidhur marrëdhënie diplomatike, raporton kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori