Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi të bërë publik nga Maliqi, ai është pritur në mënyrë të ngrohtë dhe me mirësjellje nga ambasadori, ndërsa gjatë takimit është diskutuar për një gamë të gjerë temash me rëndësi të ndërsjellë.


Imami ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Hargreaves dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretëria e Bashkuar ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ai gjithashtu ka falënderuar për mikpritjen, kohën dhe, siç e ka cilësuar, një bisedë serioze dhe tejet të dobishme gjatë këtij takimi.