LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Baily vizitoi Universitetin e Tetovës

Ambasadori Baily vizitoi Universitetin e Tetovës

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka qëndruar për vizitë pune në Universitetin e Tetovës (UT), ku është pritur nga rektori, Vullnet Ameti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në UT, ambasadori Baily ka mbajtur një ligjëratë me temë: ”Zgjedhjet në SHBA: Këndvështrimi personal”. Më tej, Baily e falënderoi rektorin për ftesën e bërë, duke bërë të ditur se SHBA-të kanë bashkëpunuar me këtë universitet, përmes bursave të ndryshme dhe mënyrave tjera.


Kjo ishte vizita e parë e tij në UT. Ambasador Baily u zotua se do të mundohet që të vij më shpesh në UT për të takuar studentët dhe për të folur me ata për SHBA-të.