LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan viziton Xhaminë “Mehmet Pasha-Bajraklia” në Prizren (Foto)

Ambasadori amerikan viziton Xhaminë “Mehmet Pasha-Bajraklia” në Prizren (Foto)

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot xhaminë Mehmet Pasha – Bajraklia në Prizren.

Sipas një njoftimi, përcjell Telegrafi, ai u mirëprit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berisha.


“Gjatë takimit në brendësinë e xhamisë, ambasadori Kosnett, e vlerësoi kontributin e Këshillit të BI-së Prizren, për shoqërinë, si dhe për zhvillimin e bashkëjetesës e të tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Nga ana e tij, kryetari Berisha, e uroi për detyrën e re, ambasador në Prishtinë, si dhe i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e madhe ndaj Kosovës, e posaçërisht për ngjarjen e fundit, për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KBI në Prizren.

Gjithashtu thuhet se ambasadori Kosnett, e vizitoi edhe muzeleumin e Mehmet Pashës.

Në fund, Kryetari Berisha dhe ambasadori Kosnett, shkëmbyen nga një dhuratë simbolike.

Duke iu referuar vizitës së tij, si dhe ndihmës së SHBA-ve për Kosovën, kryetari Berisha, në përshkrimin e fotografive ka shkruar “Faleminderit USA”. /Telegrafi/