LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan: Të nderuar që Kosova shpalli ditë zie për nder të Madeleine Albright

Ambasadori amerikan: Të nderuar që Kosova shpalli ditë zie për nder të Madeleine Albright

Në Kosovë sot është ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, falënderoi popullin e Kosovë që vazhdojnë ta nderojnë dhe ruajnë kujtimin për zonjën Albright

Hovenier, përmes një postimi në Facebook, tha se lidershipi i Albright shpëtoi jetë dhe vendosi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur ditën e sotme ditë zie për nder të Madeleine Albright, udhëheqja e së cilës shpëtoi jetë dhe siguroi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm. Faleminderit që e keni njohur Madeleine sot dhe vazhdoni të nderoni kujtimin e saj duke ndërtuar një demokraci të begatë, multietnike”, ka thënë Hovenier.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të premten, 25 mars, ditë zie, si shenjë nderimi për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars.

Të premten ditë zie në Kosovë, në nderim të ish sekretares Madeleine Albright  
Lexo po ashtu Të premten ditë zie në Kosovë, në nderim të ish sekretares Madeleine Albright  

Flamujt shtetërorë do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Madeleine Albright ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997.

Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Albright ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

Për punën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.

Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj. /Telegrafi/