Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në OSBE në Vjenë po vizitojnë sot Republikën e Kosovës në kuadër të turneut rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Grupi përbëhet nga ambasadorja Christine Fages (Francë), ambasadorja Gesa Braeutigam (Gjermani), ambasadori Stephano Baldi (Itali), ambasadori Neil Bush (MB) dhe ambasadori Michael Carpenter (Shtetet e Bashkuara).
Në kuadër të turneut të tyre rajonal, ata udhëtuan edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas Kosovës do të vizitojnë Serbinë.
Gjatë vizitës së ambasadorëve në Kosovë, ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe do të vizitojnë selinë dhe qendrat rajonale të OSBE-së.
Gjithashtu, ambasadorët do të vizitojnë edhe objektin trajnues të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, të mbështetur nga OSBE-ja si dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile.
Ambasadorët deklaruan para vizitës së tyre se “Ballkani Perëndimor është një rajon jashtëzakonisht i rëndësishëm për OSBE-në dhe për qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi shumë të kënaqur që mund të vizitojmë Kosovën si grup gjatë kësaj vizite, si dhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë”.
“Presim me padurim takimet tona me përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile, si dhe të shohim projekte në terren të mbështetura nga OSBE. Ne do të ritheksojmë rëndësinë e vazhdimit dhe të përparimit konkret në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i mbështetur nga të pesë vendet tona, që synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe do të diskutojmë se si OSBE-ja mund të mbështesë më së miri zhvillimin demokratik të Kosovës në të gjitha dimensionet e OSBE-së, fushat prioritare dhe reformat e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë