LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Franceze në Kosovë: Ndryshimi i Ligjit për Automjete me pasoja për ambientin dhe sigurinë rrugore

Ambasada Franceze në Kosovë: Ndryshimi i Ligjit për Automjete me pasoja për ambientin dhe sigurinë rrugore

Ambasada e Francës në Kosovë, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik të Kuvendit të Kosovës, për rritjen e moshës maksimale të veturave të importuara, deri në 15 vjet.

Përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi, Ambasada ka thënë se ndryshim i Ligjit do të ketë pasoja serioze për ambientin dhe sigurinë rrugore.


“Ambasada e Francës në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik të Kuvendit për të zgjatur periudhën maksimale të importimit të automjeteve nga 10 në 15 vjet. Nëse ky ndryshim i Ligjit miratohet së shpejti, do të ketë pasoja serioze për ambientin dhe sigurinë rrugore. Pajtohemi plotësisht me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për nevojën e respektimit të objektivave evropiane”, thuhet në reagim.

Apostolova e quan zhgënjyes vendimin për rritjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave të importuara
Lexo po ashtu Apostolova e quan zhgënjyes vendimin për rritjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave të importuara

Edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se një veprim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe është qartë kundër objektivave të BE-së.

Nuk votohet Projektligji që mundëson blerjen e veturave më të vjetra se 10 vite
Lexo po ashtu Nuk votohet Projektligji që mundëson blerjen e veturave më të vjetra se 10 vite

Të mërkurën, Komisioni për Buxhet dhe Financa me shumicë votash kanë votuar kundër lejimit të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, konsideron se paragrafi 1 nuk është trajtuar mirë dhe është i dëmshëm. /Telegrafi/