LAJMI I FUNDIT:

Nuk votohet Projektligji që mundëson blerjen e veturave më të vjetra se 10 vite

Nuk votohet Projektligji që mundëson blerjen e veturave më të vjetra se 10 vite

Komisioni për Buxhet dhe Financa me shumicë votash kanë votuar kundër lejimit të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, konsideron se paragrafi 1 nuk është trajtuar mirë dhe është i dëmshëm.

Sipas tij, në Kosovë ka një numër të madh të automjeteve të vjetra që qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

“Ajo që është kërkuar me u rrit importi automjeteve prej 10 në 15 do ta rëndoj edhe më tej komunikacionin rrugor. Logjika me ba Kosovën depo të hekurishteve nuk është e mirë”, theksoi Osmani.

Apostolova e quan zhgënjyes vendimin për rritjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave të importuara
Lexo po ashtu Apostolova e quan zhgënjyes vendimin për rritjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave të importuara

Deputeti Dardan Molliqaj duke kundërshtuar ndryshimin e projektligjit për veturat theksoi se ajo që është me rëndësi, është ambienti.

Sipas tij, ajri i ndotur shkakton dëm në ambient dhe në shëndetin e njerëzve.

“Nuk besoj që është interes i përgjithshëm përveç i ndonjë zyrtari apo importuesi të veturave në Kosovë. Ky Projektligj nuk duhet të kaloj as në Komision e as në Kuvend”, theksoi Molliqaj.

Sipas tij, nuk është prioritet vetura, por shëndeti dhe ambienti.

Molliqaj shtoi se zyra e BE dhe ambasada e Gjermanisë e kanë kundërshtuar idenë e importit të vjetra, që sipas tij kanë të drejtë.

Iniciuesi i këtij Projektligji, deputeti Mërgim Lushtaku ka thënë se Projektligji në fjalë nuk është kundër ligjeve të BE-së, por me këtë Projektligj respektohen standardet e BE-së.

“Qëllim tjetër me këtë Projektligj ka qenë edhe mirëqenia sociale, sepse jo të gjithë kanë mundësi me blerë vetura të reja”, theksoi Lushtaku duke shtuar se respekton edhe kriteret ambientale.

Safete Haderxhonaj ka shpreh shqetësimin e saj për akcizën e lartë për import të veturave. Ajo ka kërkuar një kontroll me të mirë për veturat, sepse sipas saj, ka automjete të reja dhe ndodhë që nuk janë në rregull, ndërsa ndodhë që ka vetura më të vjetër se dhjetë vjet dhe është në rregull i plotëson kushtet ambientale.

Krasniqi i reagon Apostolovas: Jo të gjithë në vendin tonë mund të blejnë vetura të reja
Lexo po ashtu Krasniqi i reagon Apostolovas: Jo të gjithë në vendin tonë mund të blejnë vetura të reja

Po ashtu edhe Blerim Kuçi ka përkrahur iniciativën për importimin e veturave më të vjetra sa dhjetë vjet.

Kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse është qëllimi që t’i ndihmohet qytetarëve, të rekomandohet që të ulet kostoja e importit të veturave, ndërsa të mos përkrahet importi i veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Komisioni ka miratuar Projektligjin për Produkte të Ndërtimit dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, që pritet të ketë një ndikim financiar 240 mijë euro. Po ashtu është miratuar edhe Projektligji për Efiçiencë të Energjisë dhe amendamenteve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal që ka një ndikim financiar pak më shumë se një milion euro për vitin 2019. /KP /Telegrafi/