LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Gjermanisë: Bisedimet e Maqedonisë me BE-në janë të një rëndësie të veçantë

Ambasada e Gjermanisë: Bisedimet e Maqedonisë me BE-në janë të një rëndësie të veçantë

Ambasada gjermane në Shkup, nëpërmes një deklarate, shprehu mbështetje për perspektivën evropiane të vendit tonë. Ata thonë se nisja e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë është dhe mbetet një çështje thelbësore e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjermania në mënyrë të veçantë është e lidhur me Ballkanin Perëndimorë, jo vetëm në mënyrë politike, por edhe ekonomike dhe shoqërore nëpërmes shumë njerëzve që jetojnë tek ne. Nga interesi i përbashkët evropian është që vendet nga Ballkani Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Për tu arritur kjo, duhet tu përmbahemi premtimeve tona, ta zbatojmë së bashku perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Ky është pakushti më i mirë për përparimin e reformave dhe zhvillimit e shtetit të së drejtës, ndërsa kështu ky është parakushti më i mirë për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë brenda Evropës”, thuhet në deklaratë.


Kujtojnë se Bundestagu gjerman me vendimin e saj të 26 shtatorit 2019 e ka përmbushur përgjegjësinë e saj dhe pozicioni i saj nuk ka ndryshuar.

“Dhe ne jemi për atë, që procesi i pranimit në tërësi të jetë më transparent dhe më i mirë. Por jemi gjithashtu të bindur se ia vlen të ofrojmë një perspektivë evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjermania edhe më tej do të mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. siç kemi bërë çdoherë. Vlerësojmë se Maqedonia e Veriut do të intensifikojë reformat dhe me këtë të bind të gjithë, të cilët do të dyshonin, se vendi i saj është në BE”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori