LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Francës: “Non pejper” nuk është dokument përfundimtar

Ambasada e Francës: “Non pejper” nuk është dokument përfundimtar

Ambasada e Francës me qëndrimin se konkluzionet për Maqedoninë të paraqitura në “non pejper” nuk janë përfundimtare dhe se pozita e Francës do të përcaktohet përfundimisht në marrëveshje me partnerët e saj evropian, pas propozimeve për fillimin e negociatave nga Komisioni që përmban raporti mbi Maqedoninë dhe Shqipërinë do të shqyrtohen nga Këshilli (Çështjet e Përgjithshme) më 26 qershor dhe pastaj do të vendosen nga Këshilli Evropian gjatë të njëjtit muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është përgjigjja e Ambasadës së Francës çka e ka kërkuar agjencia e lajmeve “Makfax” për të sqaruar qëndrimin e këtij shteti anëtar të BE-së lidhur me pozitën e Maqedonisë për negociatat e pranimit në BE.


“Ambasada e Francës sqaron në lidhje me një dokument të quajtur “non pajper” të përmendur nga media të caktuara. Ambasada gjithashtu vë në dukje se propozimet për të nisur negociatat e bëra nga Komisioni përmbajnë në raportin për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të studiohen nga Këshilli (Çështjeve të Përgjithshme) më 26 qershor dhe pastaj ata do të vendosin Këshillin Evropian gjatë të njëjtit muaj. Diskutimet mbi përgatitjen e konkluzioneve për Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk kanë filluar ende në Bruksel. Prandaj, dokumenti nuk duhet t’i jepet shumë rëndësi, veçanërisht në aspektin e pikave që do të diskutohen dhe vendosen në të ardhmen”. /Telegrafi/