LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike apelon për qetësi dhe kërkon që vrasësit e Ivanoviqit të dalin para drejtësisë

Ambasada britanike apelon për qetësi dhe kërkon që vrasësit e Ivanoviqit të dalin para drejtësisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka marrë me shqetësim vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqi në veri të Mitrovicës.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Ashtu si për çdo vrasje, i bëjmë thirrje policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit që të hetojnë tërësisht këtë incident dhe t’i sjellin kryesit e veprës para drejtësisë sa më parë”, thuhet në ragimin e ambasadës britanike, përcjell Telegrafi.


“Është veçanërisht e rëndësishme që politikanët dhe ata në jetën publike të jenë në gjendje të veprojnë pa frikë nga dhuna. Ne i bashkohemi thirrjeve për qetësi dhe apelojmë te të gjithë që të bashkëpunojnë me policinë për t’i sjellë kryesit e veprës para drejtësisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/