LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike në Kosovë mirëpret vendimin për emërimin e Bordit të KEK-ut

Ambasada britanike në Kosovë mirëpret vendimin për emërimin e Bordit të KEK-ut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë njofton se mirëpret vendimin e Qeverisë për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike (KEK).

Sipas Ambasadës, kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë.


“Mirëpresim vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe urojmë të sapoemëruarit e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut. Procesi i rekrutimit është mbështetur nga Projekti i Rekrutimit dhe kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka emëruar Bordin e KEK-ut dhe të ndërmarrjes Trepça.

Për Bordin e KEK-ut, kanë aplikuar 72 kandidatë, ndërsa janë emëruar Skënder Haziri – kryesues, Merita Kasapolli – anëtare, Berzat Halili – anëtar, Valbona Raifi Deshishku – anëtare, Mustafa Pllana – anëtar dhe Valdrin Krasniqi – anëtar. /Telegrafi/