LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Prishtinë shpërndan gjetje të CDC-së, vaksinat kundër COVID-19 nuk e ndryshojnë ADN-në e njerëzve

Ambasada amerikane në Prishtinë shpërndan gjetje të CDC-së, vaksinat kundër COVID-19 nuk e ndryshojnë ADN-në e njerëzve

Në drejtim të promovimit të vaksinimit kundër COVID-19, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka publikuar disa të gjetura të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në postimin e Ambasadës Amerikane thuhet se vaksinat kundër COVID-19 nuk e ndryshojnë ose ndërveprojnë me ADN-në tuaj në asnjë mënyrë, përcjell Telegrafi.


“Të dyja, mRNA dhe vektorët viralë te vaksinat kundër COVID-19 japin ‘udhëzime’ (material gjenetik) për qelizat tona për të filluar ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit që shkakton COVID-19. Sidoqoftë, materiali nuk hyn kurrë në bërthamën e qelizës, e cila është vendi ku ruhet ADN -ja jonë”, është shkruar në një postim.

Ambasada Amerikane ka shpërndarë gjithashtu dy linqe që dërgojnë tek të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Aty jepen të dhëna rreth asaj se si funksionojnë vaksinat në trupin e njerëzve.

Ndryshe, në Kosovë javët e fundit ka pasur rritje të rasteve me coronvirus, ku të martën u konfirmuan 1 mijë e 765 raste.

Për shkak të rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masa të reja kundër COVID-19, të cilat dalin për miratim në mbledhjen që pritet ta mbajë Qeveria sot.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në kohën kur virusi Delta po përhapet me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

Politikë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori