LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane kërkon rekomandimet e qytetarëve për vendet që duhet t’i vizitojë ambasadori i ri në Kosovë

Ambasada amerikane kërkon rekomandimet e qytetarëve për vendet që duhet t’i vizitojë ambasadori i ri në Kosovë

Ambasadori i ri i SHBA-së, Jeff Hovenier pritet që së shpejti të vij në Kosovë bashkë me familjen.

Ndërkaq për t’i bërë muajt e tij të parë në Kosovë më të paharrueshëm, Ambasada amerikane ka kërkuar ndihmë e qytetarëve për të rekomanduar vende që ai do të duhet të vizitonte.


Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, ata kanë kërkuar që të rekomandohen edhe ushqime, aktivitete kulturore e vende të tjera që do të bënte qëndrimin e tij më të këndshëm.

“Derisa po presim t’i urojmë mirëseardhje ambasadorit të emëruar, Hovenier dhe familjen e tij në Prishtinë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që ditët, javët e muajt e tij të parë këtu të jenë të paharrueshme. Cilat vende i rekomandoni për t’i vizituar? Çfarë kuzhine lokale duhet të provojë? Cilat janë aktivitet kulturore që ai duhet të shoh? Cila është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet të humbasë?”, thuhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori