Titani i teknologjisë lejon klientët të porosisin medikamente me recetë dhe t’i kenë ato te dera e tyre e shtëpisë. 

Kolosi i internetit hapi një farmaci në internet sot, që lejon klientët të porosisin ilaçe me recetë, transmeton Telegrafi.

Efekti i mundshëm i ardhjes së Amazon në hapësirën farmaceutike ka trazuar menjëherë këtë sektor. Para hapjes, aksionet e CVS Health Corp (kompani farmaceutike) ranë pothuajse 9 për qind. Walgreens dhe Rite Aid ranë më shumë se 10 për qind.

Zinxhirët e mëdhenj mbështeten në farmacitë e tyre për një qarkullim të qëndrueshëm blerësish dhe tashmë edhe ato po kalojnë në internet, por Amazon.com e ka zotëruar internetin për shumë vite dhe ajo tashmë ka një ‘dyqani’ të madh aty.

Amazon do të fillojë të ofrojë ilaçe të zakonshme, duke përfshirë kremëra, pilula, si dhe ilaçe që duhet të qëndrojnë në frigorifer, si insulina, nga e marta në Shtetet e Bashkuara. Blerësit duhet të krijojnë një profil në faqen e internetit të Amazon dhe u kërkojnë mjekëve të tyre të dërgojnë receta atje. Kompania tha se nuk do të transportonte ilaçe që mund të abuzohen.

Amazon ka shikuar industrinë e kujdesit shëndetësor për disa kohë. Dy vjet më parë, ajo shpenzoi 750 milionë dollarë për të blerë farmacinë në internet PillPack.

Amazon tha se PillPack do të vazhdojë, duke u përqëndruar në dërgimin e ilaçeve te njerëzit me gjendje kronike. /Telegrafi/